Analisti për qeveritë e kaluara: Marritë e tyre janë shumë të mëdha dhe të thella

Politika

Analisti për qeveritë e kaluara: Marritë e tyre janë shumë të mëdha dhe të thella

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2022 Në ora: 14:01
Thaçi, Limaj, Haradinaj, Veseli

Analisti Skënder Mulliqi ka fajësuar qevritë e kaluara për situatën në të cilën gjendet vedni aktualisht.

Ai ka thënë se ata uzurpuar prona, banesa, madje sipas tij, marritë e tyre janë shumë të mëdha, të thella dhe kriminale.

“Ka një mori faktesh se jemi mashtruar. Jemi mashtruar, se u kemi dhënë votën hajnave. Në këtë lloj të rrenave janë përfshi gati të gjithë. Kanë marrë, uzurpuar prona, banesa, dhe kanë vjedhë sa kanë mundur… Ngadalë na kanë rendit në vendet më të korruptuara në Evropë. Marritë e tyre janë shumë të mëdha, të thella dhe kriminale.

Këto keqpërdorime të mëdha e të vogla shumë i kushtuan Kosovës. Në politikë na fshinë të kaluarën krenare. Popullin e konsideruan të vdekur! Këta drejtues të shtetit u bën inspirator të krimit dhe të korrupsionit enorm”, shprehet ai.

Sipas tij, të këqijat që i sollën popullit duhet të ndalen.

Tutje, shton se populli tashmë ka një vetëdijësim tjetër të ndëshkimit, për të gjithë ata, të cilët nuk punojnë mirë dhe ndershmërisht për shtet.

“Ka shumë pak njerëz të politikës, biznesit, e të tjerë që mbetën imun ndaj parasë publike dhe të mirave të tjera materiale. Madje, u manipulua keq edhe me të drejtat tona elementare njerëzore. Na prunë situatën që mos të “guxojmë” lirshëm të flasim dhe të ecim.

Këto janë të keqija të cilave duhet ndalë më në fund rrugën. Sa është i gatshëm ky pushtet për sfida të reja, e të zorshme, mbetet të shihet. Populli tashmë ka një vetëdjësim tjetër të ndëshkimit, për të gjithë ata, të cilët nuk punojnë mirë dhe ndershmërisht për shtet, dhe për të mirën e qytetarëve, shumica të lodhur nga gjendja e rëndë sociale…!, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat