Komploti dhe qëllimet ogurzeza – përmendet Thaçi, Veseli, Haliti, Syla.../ SHIK-u cak i Gjykatës Speciale?

Politika

Komploti dhe qëllimet ogurzeza – përmendet Thaçi, Veseli, Haliti, Syla.../ SHIK-u cak i Gjykatës Speciale?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 11 tetor 2022 Në ora: 23:04
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Çështja e hetimit të SHIK-ut, organizatës famëkeqe të akuzuar publikisht për krime të ndryshme, është rikthyer përsëri në temë debati në Kosovë.

Shkak u bë deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Habi Abazi, i cili tha se Vetëvendosje, nuk e ka përkrahur iniciativën e tij për hetimin e SHIK-ut, shërbim i cili ishte udhëhequr nga Kadri Veseli.

“Nuk ka vullnet te kryesuesja qe mos mi majt as minutat e takimeve, është vështirë me thanë që nuk janë realizu, unë kam iniciuar themelin e komisionit për privatizim që nuk është pranu, kam iniciuar komisionin për hetimet ndaj SHIK-ut s’ka qenë politike elektorale por përmbajtjesore për me ec para… Këto janë të mjaftueshme për të qenë i sinqerte me votuesit , ta bëjë të qartë se s’mund tëjemi heshtur e as spektator kur debati nuk përfshin impute e nuk ka përgjigje për çështje qe mbesin pezull për një kohë të gjate”, deklaroi gjatë së premtës deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi.

E kryetari i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi thotë se pavarësisht se ideja e Abazit është e qëlluar, është Gjykata Speciale ajo e cila duhet ta ketë cak hetimin e SHIK-ut.

Image
Osman Ferizi

“Kërkesa nga deputeti i VV-së, Haki Abazi mund të jetë qëllim mirë për formimin e Komisionit Parlamentar për hetimin e SHIK-ut, por dihet deri kur dhe sa mundet, ajo mbetet vetëm në konstatim, dhe tjetra që SHIK-u nuk ishte një organizatë legale dhe nuk është themeluar nga institucione legale të shtetit andaj nuk mund ta bëjë Parlamenti më asnjë komision, kjo do duhej të ishte target i prokurorisë speciale të Kosovës apo e Gjyaktës Speciale në Hagë, ndryshe do të del e pasuksesshme si ide dhe iniciativë”, shprehet Ferizi.

“Kush nga kapot e pasurimit e krimit u dënua për këto 22-vite, cila gjykatë, apo prokurori e hetoi dhe vlerësoi pasurinë e Hashimit, Limajt, Ramushit, Lushtakut, R. Selimit, A. Sylës, I. Reçices… të cilët kanë ndërtuar e blerë vila, kulla, xhipa të blinduar, orë rolex, truprojë, kostume kashmir…deri më tani nga gjykatat tona të kapura nga politika mafioze është dënuar ndonjë kurir, ndihmës por jo vrasësit bastard dhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike po as ata që e zhvatën dhe e degraduan shtetin. Fare nuk ndiej keqardhje për të akuzuarit e Hagës, ndiej keqardhje për familjaret e atyre që u vranë padrejtësisht jo nga Serbia, por nga shqipfolës të shitur e mercenar, ju humbët fara këtyre!”, shprehet Ferizi.

Sipas tij, përveç hetimit të SHIK-ut, në projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin e pasurisë dhe konfiskimin, duhet të përfshihet edhe verifikimi i fondeve të luftës.

“Çështja e krijimit të Projektligjit për byronë shtetërore për verifikimin e pasurisë dhe konfiskimin duhet të përfshijë edhe verifikimin e fondeve të luftës dhe të fillojë nga periudha 1999 deri më sot, nuk guxon të ketë amnisti në asnjë periudhë. Poashtu Parlamenti i Dardanisë duhet të i zhbëjë të gjitha ligjet e Serbisë nga 28 shkurti i vitit 1989, e cila kishte suprimuar dhunshëm sistemin autonom të Kosovës dhe gjitha pronat e dhuruara Kishave dhe ndërmarrjeve serbe do t'i ktheheshin qytetarëve”, deklaron Ferizi.

Sipas tij, SHIK-u ishte pjesë e komplotit dhe degradimit të shtetit të Kosovës.

“Është fol, shkruar, debatuar, deri në Parlament për veprimet dhe dyshimet e bazuara të organizatës më të madhe dhe më famëkeqe politike, e cila ishte pararojë logjistike, strukturë inteligjente e nëntokësore e ish SHP UÇK, PDK-së dhe kapove të tyre si H. Thaçi, K. Veseli, Xh. Haliti , A. Syla, I. Reçica, A. Grabovci, R. Selimi, S. Lushtaku … për arritjen e qëllimeve të tyre ogurzeza për marrjen e pushtetit më forma më kriminale (vrasje të kundërshtarëve politik, haraq, reket, shantazh, pastrim parash, ndikim në tenderë dhe kompani….), lidhje edhe me rrjete kriminale të faktuara nga raporti i shërbimit të NATO-s, KFOR-it dhe Komitetit Amerikan të politikës së jashtme”, shpjegon Ferizi.

Ai thotë se SHIK-u financues kryesor e kishte ish Qeverinë e Përkohshme pas luftës.

“Problemet filluan nga Qeveria e Përkohshme që financoi SHIK, nga veprimet e administratës ndërkombëtare të cilët me grupet politike kriminale i harmonizuan interesat ekonomike, krijuan monopol më konzorciume e kompani publike ku si pasojë u degraduan gjigantet ekonomik (KEK, Post telekomi, terminale, mijëra hektarë tokë u privatizuan nga 0,30€ deri në 5€, dhe krejt këto pazare në interes të individëve të ish komandantëve, të ish zyrtarëve të UNMIK-ut dhe EULEX-it në emër të stabilitetit politik para standardeve”, deklaron Ferizi.

“A ka raport apo hetim nga prokuroria e Shtetit që një organizatë ilegale dhe jashtë sistemit politik të sigurojë për një vit mbi 200 milion €, dhe për 10-vite mbi dy miliard €. Pyetja lind si u fituan, ku u investuan, kush i përfitoi dhe kush u bë super milioner, dhe sa u dëmtua shteti ynë jo vetëm materialisht por edhe në imazhin ndërkombëtar ku "Dardania" renditej krah Kazakstanit, këta e komprometuan dhe ulën në bankën e zezë edhe UÇK-në e cila vërtetë ishte çlirimtare dhe roli i saj do mbetet historik”, përfundon për “Bota sot”, kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat