Propozimi franko-gjerman/ Çfarë po përgatitet në prapaskenë për Kosovën?

Politika

Propozimi franko-gjerman/ Çfarë po përgatitet në prapaskenë për Kosovën?

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 12 tetor 2022 Në ora: 11:42
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ka një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron t’i jap më shumë fuqi Miroslav Lajçakut, por sipas tij nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare.

“Ka një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi z. Lajçak, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfunditmare, e aq më pak vendimtare. Më shumë ka ide që qarkullojnë nëBerlin, Bruksel, Uashington, por edhe nëLondër e Paris, e Beograd e Prishtinë”, tha Kurti.

Se ekziston një propozim nga Franca dhe Gjermania për një kornizë të re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e ka pranuar edhe Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe zëvendëskryeministre.

Gërvalla e ka pranuar ekzistencën e dokumentit, por jo edhe përmbajtjen të cilën e ka shpalosur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Të vërtetë ka që ekziston një propozim prej këshilltarëve të presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz. Ajo çfarë ka thënë presidenti Vuçiq rreth ulëses në OKB nuk është e vërtetë, sepse propozimi është i hartuar me qëllim krejt tjetër, nuk ka pika 1, 2, 3, 4, 5…”, është shprehur Donika Gërvalla.

Kurse, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë seiniciativa franko-gjermane është që të intensifikohet procesi i dialogut.

“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, deklaroi presidentja Vjosa Osmani.

Opsioni i vetëm, njoha e Kosovës nga Serbia

Image
Gurakuç Kuçi

E për propozimin franko-gjerman, ka folur edhe doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

“Rruga e Kosovës është përcaktuar nga SHBA-ja me NATO-n me 1999, në bombardimet mbi ish-Jugosllavinë, konkretisht kundër Serbisë, pastaj me 2008 me përkrahjen që Kosova ta shpallë pavarësinë e saj dhe me 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep opinion e saj që Kosova kishte të drejtë në shpalljen e pavarësisë dhe se nuk i ka shkelur ligjet ndërkombëtare. Ky opinion ishte kërkuar nga vetë Serbia, dhe sikur të dilte në favor të kësaj të fundit, Serbia do të ishte në gjendje të hynte prapë në luftë, madje të përleshej edhe me KFOR-in për ta ripushtuar Kosovën në mbrojtje të vendimit të GJND-së”, thotë Kuçi për “Bota sot”.

Sipas tij, opsioni i vetëm në dialogun me Serbinë, është njohja e Kosovës.

“Tani opsioni i vetëm është njohja dhe Kosova nuk duhet të zmbrapset nga kjo alternativë në asnjë moment, çdo model që nuk përfshin njohjen e Kosovës i lë hapësirë ripushtimit të Kosovës nga Serbia.Por, së fundi Vuçiq deklaroi se ka pasur kërkesë që Serbia ta njohë Kosovën në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të Serbisë në BE. Nëse kjo deklaratë nuk është edhe një propagandë tjetër e Vuçiqit, atëherë jemi para ofertave, të cilat lënë mënjanë alternativat famëkëqija të së kaluarës”, shprehet Kuçi.

Më tej, ai thotë se Kosova nuk guxon të pranojë asnjë skenar apo propozim qëcenonrendin kushtetues të Kosovës.

“Skenarët që propozohen mund të përmbajnë alternativa të ndryshme teknike, por nuk guxohet të pranohen skenarët me alternativa politike që dëmtojnë statusin ndërkombëtar dhe rendin kushtetues të Kosovës”, deklaron Kuçi, i cili ka treguar edhe synimin kryesor të Serbisë.

“Tendenca e Serbisë është ta zvarrisë këtë proces deri në një mundësi kur të ketë një konferencë ndërkombëtare për ndaljen e luftës në Ukrainë, aty të futet edhe çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë opsion Serbia do tëpërfitonte më shumë, por edhe do e pranonin më lehtë humbjen e Kosovës. Në anën tjetër, Perëndimi është i vetëdijshëm që çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më parë dhe nuk duhet lejuar që të bëhet thembra e Akilit për botën perëndimore në ripozicionimet e reja gjeopolitike”, thekson Kuçi.

“Një diplomaci e fuqishme e Kosovës për të shfrytëzuar momentumin është jashtëzakonisht e nevojshme dhe do tëndihmonte që BE-ja të shfrytëzojë të gjitha alternativat e saj, që Serbia ta pranojë realitetin në Kosovë”, përfundon doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Propozimi franko-gjerman në kundërshtim me modelin amerikan

Image
Drizan Shala

Ndërsa,eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se iniciativa franko-gjermaneështë nëinteres të politikës gjermane.

“Bazuar në dokumentin e propozuar Franko/Gjerman dhe mohuar në fillim nga Qeveria e Kosovës ku pastaj deklarohen dy protagonistët kryesor të qeverisë (Kryeministri dhe Ministria e Jashtme), kjo po lë të nënkuptohet që një përafrim i një propozimi të tillë është i sponzorizuar dhe në interes të politikes gjermane për të rikthyer ndikimin e saj tek një proces që e pat filluar zonja Merkel nëpërmjet Procesit të Berlinit, por që ky propozim domosdo duhet të kalojë edhe nga zyra e presidentit tëFrancës si dy fuqi politike/ekonomike në kuadër të Unionit Evropian”, deklaron Shala.

Por, Shala thotë se propozimi franko-gjerman është më shumë në interes të Serbisë, e cila dëshiron ta fuqizojë vetennë Ballkan.

“Ta analizojmë këtë propozim, jo nga aspekti i përmbajtjes që mund të themi se është propozim që hynë në skenarin e Serbisë për ta fuqizuar më tutje brenda Ballkanit si fuqi ekonomike dhe politike, duke forcuar propozimin francez në prapaskenë, që është “Ballkani i hapur – alias para dhomë e BE-së”.Pra, nëse i referohemi edhe dokumentit zyrtar të takimit të 6-7 tetorit 2022 në Pragë, ku njëra nga pikat kryesore që është në shpërputhje me këto procese të filluara:Procesi i Berlinit, procesi Amerikan për bashkëpunimi ekonomik me njohje reciproke, procesi i bisedimeve 2011-2022 e tutje në mes Prishtinës dhe Beogradit herë teknik e herë politik, procesi për përmbushjen e kritereve për rrugën drejt anëtarësimit në BE si anëtare e barabartë”, shpjegon eksperti Shala për “Bota sot”.

Më tej, Shala deklaron se asnjë Qeveri në Kosovë nuk duhet ta pranojë propozimin franko-gjerman, i cili sipas tij, është nëkundërshtim me modelin amerikan.

“Propozimi franko-gjerman është në kundërshtim me modelin Amerikan dhe assesi Kosova (as një qeveri) nuk duhet tapranojë një model të tillë, por vetëm të ri-kthehet në Departamentin e shtetit amerikan për vazhdim të veprimeve politike për Kosovën”, nënvizon Shala.

“Prolongimi/fitimi në kohë është arma dhe municioni i Serbisë për të jetësuar çdo politik të saj në rajonin e BallkanitPerëndimor, respektivisht në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi dhe veçanërisht në Bosnje dhe Kosovë, dhe ky fitim mund të vije vetëm pas pranimit të propozimit franko-gjerman, ku ndihmësi kryesor, i cili është duke lobuar për këtë propozim është një ish-deputet gjerman”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat