Profesor Maloku ‘godet’ Edi Ramën: Foli si altoparlant i Serbisë, nuk i përmendi krimet serbe në Kosovë

Politika

Profesor Maloku ‘godet’ Edi Ramën: Foli si altoparlant i Serbisë, nuk i përmendi krimet serbe në Kosovë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 tetor 2022 Në ora: 22:30
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje ka mbajtur një fjalim të gjatë në Asamblenë Evropiane.

Fjalimi i Ramës është mirëpritur nga partitë opozitare në Kosovë, pasi ai foli për krerët e UÇK-së, të cilët janë të burgosur në Hagë.

Ndërsa, për këtë fjalim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se nuk e ka dëgjuar.

Për këtë çështje, profesori universitar, Fadil Maloku thotë se, Rama foli si altoparlant i Serbisë për luftërat dhe krimet, ndërsa nuk foli për krimet, shaktërrimet dhe dhunimet serbe në Kosovë.

“Rama foli si altoparlant i Serbisë për luftërat dhe krimet në Ballkan (!?), por, nuk e tha asnjë fjalë në mënyrë decidive për; demet, gjenocidin, shkatërrimet, dhunimet dhe kalvarin dëbimit pothuajse "biblik", të një milion shqiptarëve etnik, e shtetit të Serbisë!? Pra, një qasje e tillë selektive për temat dhe problemet që e fajësojnë shtetin e Serbisë, nuk e pamë fare në aulen e Asamblesë evropiane. Dhe e gjithë kjo "histori" e pretendimit se fjalimi i tij ishte: "historik"(?!), "patriotik", madje edhe "tejhistorik", është në fakt; një folklorizëm tashmë i konsumuar i viteve 90-ta; një tendencë e kulluar protagoniste, për ta "mirëmbajtur si lukun e vetë" politik; por, edhe  mënyrë ideale për ta "promovuar" idenë dhe natyrën e kozmopolizmit shqiptar në Evropë”, thotë Maloku.

Sipas tij, Edi Rama duke i suspenduar pothuajse gjitha akuzat eventuale ndaj Serbisë, u mundua që ato t'i kompensoj me stigmatizime e paragjykime ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit!

“Edhe "loja"e fjalëve të tij, rreth "vajtimit"që ia bëri Kosovës, në fakti ishin vetëm një lloj folklorizmi primitiv, që sot ndër popujt evropian (përveç Rusisë e Serbisë) nuk mund t'i hasêsh askund! Edi Rama, poashtu lëre që nuk foli por, as nuk insistoj që t'i qartësoj dekonspiracionet (të paktën në vija të trasha!) e Projekteve AKADEMIKE (Memorandumet e njëpasnjëshme akademike), e angazhimeve POLITIKE (që i servohen për çdo mëngjes Presidentit A.Vuçiq) po edhe Planeve USHTARAKE (përmes një që Serbia e synon në formën e një invazioni alias si ai i Putinit në Ukrainë!) të Serbisë së sotme, që e menaxhon vëllai i tij binjak Aleksandër Vuçiqit”, shprehet ai.

Maloku thotë se Serbia nuk e ka hallin a po e mbron Edi Rama.

“Të mos të harrojmë edhe një element tejet të rëndësishëm në fjalimin e Edi Rames (që Analiza me Analizën e Përmbajtjes, shumë leht mund të  detektohet), të cilin ai duket qëllimisht e harroj, se; kur flet Presidenti serb, në fakt flet; Kisha ortodokse serbe; flet Akademia serbe; flet shoqëria civile serbe; fletë opozita serbe; flasin mediet sociale serbe...! Thënë edhe më thjesht; Serbia, fare nuk e ka hallin e ndihmës nga ana e KM shqiptar, që ka emrin Edi Rama! Sepse, dihet që politika serbe; ndryshe gjykon, ndryshe flet, e ndryshe, vepron. S'këndejmi, është absurd e i pajustifikueshëm yryshi i tij (madje!?) vullnetar, për të avokuar interesa politike serbe jo vetëm në Kosovë por, edhe në rajon. Sepse, në Serbi, përveç politikës, akademisë, medieve, etj. ka kush avokon. Atje Kisha edhe de facto është pushtet paralel...”, përfundon Fadil Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat