Vrasja që tronditi Deçanin dhe vendimi që shkaktoi reagime të mëdha – ja si e vlerëson atë juristi!

Politika

Vrasja që tronditi Deçanin dhe vendimi që shkaktoi reagime të mëdha – ja si e vlerëson atë juristi!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 14 tetor 2022 Në ora: 23:52
Agonis Tetaj

Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim Shaban Gogajn, të akuzuarin për vrasjen e të riut Agonis Tetajn.

Gogaj është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve”. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ky vendim, ngjalli reagime të shumta, duke u cilësuar si shumë i padrejtë.

Gjithashtu, vendimin e Gjykatës së Pejës e ka kundërshtuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

Përmes një komunikate, kjo prokurori ka njoftuar se do të ushtrojë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Pejës, duke mos u pajtuar me cilësimin juridik të veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”

Ndërsa, juristi Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” tha se vendimet nuk duhet të komentohen, pasi gjykatat janë kompetente.

Image
Juristi Blerim Burjani

“Nuk komentohen vendimet gjyqësore, pasi që përgjegjësia është gjyqësore dhe se gjykata është kompetente për t’i vlerësuar faktet”, shkroi ai.

Krahas kësja, Burjani kritoi avokatët që japin komente vend e pavend.

“Kryesisht gjykata vetë duhet të ketë mekanizma vlerësues dhe monitorues, zakonisht avokatët komentojnë vendim edhe pse ata thirren nëse janë mbrojtës të palës. Pra, avokatët jo rrallë japin komente në vendimet gjyqësore vend e pa vend, por natyrisht ata thirren në mbrojtje të palëve”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat