“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme”/ Ish-kandidati për president: Kosova t’ia bëjë të qartë këtë gjë BE-së!

Politika

“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme”/ Ish-kandidati për president: Kosova t’ia bëjë të qartë këtë gjë BE-së!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 15 tetor 2022 Në ora: 17:14
Qeveria e Kosovës

Për liberalizimin e vizave për Kosovën, tashmë thuhet se Franca ka vëndosur kërkesa të reja.

E kjo kërse e cila është përkrahur edhe nga disa shtete të BE-së, është sistemi ETIAS.

Ish kandidati i pavarur për presidentit, Seremb Gjergji thotë se, Shtetet e BE-së e dinë që sistemi ETIAS nuk vlen për Kosovën, andaj edhe propozojnë një proces të tillë.

Sipas tij, ETIAS vlen për 63 shtetet që kanë liberalizim me BE.

Këtë ai thotë se e konfirmon vet portali i BE-së për schengen.

“Diplomacia e Kosovës, e di shumë mirë këtë çështje që do zgjidhje të shpejtë. Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme duhet të kërkojne nga secili shtet i BE-së të aprovojnë Liberalizimin, me kusht që ETIAS të jetë aplikativ edhe për ne. Amerika të na ndihmojë?”, shprehet Gjergji.

Ai shton se, ETIAS nuk është liberalizim, por është vizë schengen 3 mujore për në vendet e BE-së.

“Kriminelët nuk ndalen përmes sistemeve kufitare, këtë e di edhe BE-ja, ata kanë shtetësi Evropiane. Por, jeta e qytetarëve të Kosovës bëhet edhe më e vështirë për të shkuar në Evropë që të takojnë familjarët e tyre, apo vetëm ta vizitojnë. Eshtë çmenduri për secilin shtet të BE-së të besojë që me sistem elektronik të ndalojë krimin?!”, thotë ai.

Gjergji shton se, ETIAS, do të jetë edhe një mekanizëm pengese sikur të gjithë të tjerët deri me tash, për vendet jo-anëtare të BE-së.

Ai shton se, Forumi Politik është njësoj - shumë tym e asnjë grimë flakë.

“ETIAS (European Travel Information & Authorization System), ka pasur të bëhet aktiv në vitin 2019-2020. Tash pritet të filloi funksionimin në nëntor 2023. Sikur Kosova të kishte qasje në ETIAS, shkuarja në shtetet e BE-së përmes këtij sistemi nuk mund të realizohet para muajit janar 2024! A e di këtë Qeveria e Kosovës?”, shton ai.

Gjergji citon edhe deputetin holandez Thijs Reuten i cili tha se, “E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës e disa vendeve Evropiane". 

Gjergji potencon se, “institucionet e Kosovës duhet t'ia bëjnë shumë të qartë BE-së që, nëse një proces Liberalizimi nuk fillon sivjet, ne do të orientihemi me Amerikën dhe Britaninë e Madhe.”

Sipas tij, nuk ka rrugë tjetër.

“Udhëheqësa të Kosovës, zgjohuni, se askush nuk i kryen detyrat tona. Askush nuk të fal asgjë nëse se fiton vet. Sikur ta kisha një dëshirë të realizuar nga shkopi magjik, do të kthehesha te Skënderbeu (Atlet i Krishtit), dhe vetëm t'i tregoja se çka po i bën Evropa popullit të tij; e sot shumica e Evropës do të flisnin turqisht përveç shqiptarëve”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat