Aksioni në Brezovicë/ Mehmeti tregon se kush qëndron prapa vilave luksoze

Politika

Aksioni në Brezovicë/ Mehmeti tregon se kush qëndron prapa vilave luksoze

Nga: P.R Më: 18 tetor 2022 Në ora: 10:18
Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Drejtoria për Hetime të Krimeve të Rënda, sekuestroi më shumë se 100 objekte

Gjatë javës së kaluar, Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Drejtoria për Hetime të Krimeve të Rënda, sekuestroi më shumë se 100 objekte/vila luksoze u sekuestruan përkohësisht nën dyshimin për ndërtim pa leje në Zonën II të Parkut Kombëtar “Sharri” në Brezovicë.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, deklaroi se rreth 100 objekte dyshohet se janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe Planin Hapësinor për Parkun Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” te aprovuara nga Kuvendi.

E sipas analisti politik, Faton Mehmeti, këto vila të ndërtuara në Brezovicë janë shpëlarje e parave nga njerëz të lidhur me politiken.

“Vilat janë shpërlaje parash të njerëzve të lidhur me politikën direkt dhe indirekt, pra politikanë të profileve të larta dhe oligarkëve të tyre. Prapa vilave fshihet krimi i madh i parave të pista, të cilat përveç tjerave kanë prishur edhe ambientin”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Ai shprehet se aksioni zhvilluar në Brezovicë, është një goditje e rëndë ndaj krimit të organizuar.

“Kështu që më e pakta është konfiskimi i tyre, ato duhet rrënuar dhe ndjekur ata që kanë ndërtuar në kundërshtim me planin, duke blerë lejet si dhe duke shpërla parat e pista. Me pak fjalë kjo është goditje për kriminelët, e tillë të vazhdojë jo vet në Brezovicë, por kudo nëpër Kosovë”, thekson Mehmeti.

Por kush qëndron prapa këtyre vilave?

“Ish pushtetarët e lartë janë pronarët kryesor të këtyre vilave. Vilat janë vetëm maja e ajsbergut në hierarkinë e të gjitha të këqijave ndaj vendin tonë”, deklaron Mehmeti.

Për fund, Mehmeti i bën thirrje drejtësisë në Kosovë që të vazhdojë me aksione të tilla edhe në lokacione tjera në Kosovë, jo vetëm në Brezovicë.

“Askush si kjo qeveri s’ka pasur forcën për të goditur krimin, ka të gjithë mundësitë edhe përmes forcës së kuvendit lër të forcuar ligjet dhe zbatuar ato në ndjekje të krimit dhe korrupsionit. Besoj se duhet vazhduar edhe më shumë kjo rrugë e shkatërrimit të krimit të organizuar”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat