“Dora e zgjatur e Rusisë”/ Vjen reagimi i ashpër për Vulinin, i cili po kërkon luftë në veri!

Politika

“Dora e zgjatur e Rusisë”/ Vjen reagimi i ashpër për Vulinin, i cili po kërkon luftë në veri!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 20 tetor 2022 Në ora: 08:22
Ilustrim

Serbia në çdolloj mënyre vazhdon t’i shkaktojë probleme Kosovës, duke tentuar të provokojë situata dhune. Së fundi këtë e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Vulin, i cili haptazi po projekton dhunë në kufirin verior të Kosovës, duke shfaqur ambicie për pushtim.

Së fundmi, Aleksandër Vulin, ministri i Brendshëm i Serbisë, ka thënë se Serbia duhet të vendosë një kufi të qartë e të hekurt me shqiptarët, dhe këtë ai e dëshiron të vendoset në lumin Ibër.

Deklaratat e tij përplot erë lufte, i ka bërë sapo është kthyer nga Moska, ku besohet se i janë dhënëmesazhetë koduara, por që ai po kërkon rol në qeverinë e re.

Vulini së bashku me Vuçiqin, janë miq të afërt, që nga lufta, por të cilët kishin poste të rëndësishme në qeveritë eMilosheviçit.

Mirëpo, nuk duhet harruar që Vulin publikisht është i angazhuar pa u maskuar, dhe krenar për shërbimin e tij ndaj Rusisë, dheqë me këtë deklaratë ai po e shtyn drejtpërdrejt Vuçiqin në një ndërprerje formale të integrimit në BE.

Për “Bota sot”, kanë folur analistët politik, të cilët u shprehen që këto deklarata e tilla nuk janë të befasuese, por Kosova duhet të vazhdoj të jetë vigjilente në këto situata.

Qarri: Duket se mesazhet e tilla politike, vet Vulini ti ketë marrë nga Putini, si kërcënim për SHBA-të dhe BE-në

Image
Gani Qarri

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet analisti politik, Gani Qarri.

Ai për gazetën u shpreh se Vulini njihet për këto porosi të çmendura dhe se vazhdon të jetë dora e zgjatur e Rusisë.

“Shfaqja e Vulinit me porositë e çmendura të Moskës, për vendosjen e kufirit me shqiptarët në Ibër, që është thirrje e hapur, për shpërthimin e luftërave të reja, në rajon, qeveria serbe, sikur dëshiron ti dëshmojë edhe një herë BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, se po qese nuk i bëhen lëshime në veri të Kosovës, ashtu siç i ka premtuar kuislingu Thaçi kriminelit Aleksandër Vuçiq. Serbia edhe në gjendje të krizës ndërkombëtare, si kjo aktualja, e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë për okupimin e Ukrainës, vazhdon të mbetet dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan dhe mund ta destabilizojë, kurdoherë këtë pjesë të Evropës Juglindore, njëjtë siç ka vepruar edhe Rusia me sulmin e saj okupues mbi Ukrainë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që kjo thirrje është në një mënyrë thirrje për luftë, mirëpo edhe kërkesë për t’u rizgjedhur sërish ministër në Qeverinë e Serbisë.

“Por, ani pse thirrja e tij, me tu kthyer nga Moska, për vendosjen e kufirit me shqiptarët në Ibër, nënkupton shpalljen publike të luftës dhe invazionin okupues ushtarak të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, sipas modelit të agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe njëherit është edhe thirrje publike për okupimin me forcë të Veriut të Kosovës. Ai si pion i Millosheviqit, i cili bashkë me Vuçiqin ishin të përkëdhelurit e kasapit të Ballkanit, përveç shfaqjes së porosive që ka marrë nga Putini, duket se me këto tone, po insiston që në fund të kësaj jave, të rizgjidhet sërish ministër në Qeverinë e re të Serbisë, në mënyrë që bashkë me Vuçiqin&Co në krye të shtetit, Serbia ta vazhdojë edhe më tej, koketimin e ngushtë me Rusinë”, shpjegon analisti.

Ndër të tjera, Qarri thotëse këto deklarata të Vulinit janë mesazhe politike të marrura nga Putini, si kërcënim për SHBA-të dhe BE-në.

“Deklaratat e tij bombastike, në intervistën e dhënë gazetës serbe "Novosti" për vendosjen me forcë të kufirit me shqiptarët në Ibër, përderisa siç dihet kufijtë shtetëror, në veri të Kosovës, me Serbinë, janë në Jarinjë mbi Leposaviq dhe Bërnjakë mbi Zubin Potok. Duket se mesazhet e tilla politike, vet Vulin ti ketë marrë nga Putini, si kërcënim për SHBA-të dhe BE-në, se nëse nuk heqin dorë nga mbështetja për Ukrainën, Rusia, përmes satelitit të vet-Serbisë hegjemoniste, e cila vetëm para pak më tepër se dy dekadave, ka shkaktuar 4 luftëra nga më të përgjakshmet për gllabërim territoresh në Ballkan, pikërisht pak ditë para përfundimit të afatit për konvertimin e tabelave ilegale të strukturave paralele serbe me ato legjitime të shtetit të Kosovës, mund ta rindezë, përsëri, një konflikt të ri në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, nga më të ndjeshmet të Evropës”, thekson ai.

“Prandaj Qeveria, forcat e rendit, të gjitha organet e sigurisë dhe ato të mbrojtjes territoriale të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ushtrinë e Kosovës FSK-në, duhet të vihen në shkallën më të lartë të gatishmërisë dhe të kenë të gatshme të gjitha planet intervenuese, për veprimet e duhura dhe në kohë reale, për parandalimin e çfarëdo befasie, nga brenda prej bandave kriminale serbe të veriut dhe nga jashtë, nga intervenimi i mundshëm me njësi të forcave speciale të ushtrisë dhe policisë okupatore serbe, prej territorit të Serbisë, për okupimin e shpejtë, me një luftë “blic” të veriut të Kosovës, me qëllim të vendosjes së kufijve nga Serbia, në Ibër, siç pretendon edhe krimineli Aleksandër Vulin, i cili njëjtë si Vuçiqi edhe ky ishte, pionier i Millosheviqit”, potencoi analisti Qarri për “Bota sot”.

Duhanaj: Vulin, momentalisht është njeriu me destruktiv në rajon

Image
Leon Duhanaj

Ndërsa, analisti tjetër politik, Leon Duhanaj, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Vulinështë njeriu mëdestruktiv në rajon.

“Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin, momentalisht është njeriu me destruktiv në rajon. Madje edhe vet Vuçiqi është me gjasë në zor me të. Vuçiqi, duket të ketë problem serioz të pozicionohet karshi politikave ndërkombëtare, nga njëra anë BE-së dhe SHBA-së dhe nga ana tjetër partneritetit dhe afërsisë historike me Rusinë”, thotë ai.

“Duket se Vuçiqi të ketë dhënë sinjale, duke shprehur synimet dhe nevojën e distancimit të Serbisë nga bashkëpunimi me Rusinë, megjithatë duket ta ketë problem serioz çështjen e zgjidhjeve të problemeve të brendshme, shih këtu z.Vulin, i cili duket të jetë njeriu, i cili mbanë lidhje të ngushta me Moskën dhe se për ta anashkaluar të njëjtin është goxha vështirë. Si pasojë e kësaj kemi edhe zvarritje në përcaktimin për qeverinë e re pas zgjedhjeve, pasi që kërkohet të shkëpusin lidhjet me Rusinë”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat