Kushti i ri i Francës për liberalizim të vizave, eksperti amerikan tregon çfarë përmban ai – ja si të veprojë Kosova!

Politika

Kushti i ri i Francës për liberalizim të vizave, eksperti amerikan tregon çfarë përmban ai – ja si të veprojë Kosova!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 20 tetor 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Në mbledhjen e mbyllur, me 13 tetor në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Ky kusht i ri për liberalizim të vizav nxiti reagime të mëdha dhe pakënaqësi të shumta.

Image
Alon Ben Meir

Për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Fillimisht, ai u shpreh se ky kusht u vendos pas shqetësimeve në rritje të KiE për imigracionin si dhe me vështirësitë në monitorimin e atyre që hyjnë në zonën Shengen pa viza dhe qëndrojnë për një kohë të pacaktuar.

Sipas tij, Kosova duhet ta plotësojë kushtin e vendosur.

“Besoj se kushtet e reja të vendosura në kërkesën e Kosovës për liberalizimin e vizave lidhen më së shumti me shqetësimin në rritje të Këshillit Evropian për imigracionin si dhe me vështirësitë në monitorimin e atyre që hyjnë në zonën Shengen pa viza dhe qëndrojnë për një kohë të pacaktuar. Për këtë arsye, edhe pse më 13 tetor, grupi punues i vizave i Këshillit Evropian mbajti diskutimin e parë për liberalizimin e vizave për Kosovën nën Presidencën Çeke, i cili pohoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, kushtet e reja duhet të plotësohen nga Kosova”, deklaroi eksperti amerikan.

Më tej, Ben-Meir tregoi se çfarë përmba kërkësa operative e ETIAS.

Krahas kësaj, ai tha se Kosova nuk është veçuar dhe rregullat e reja do të jenë të zbatueshme për vendet e tjera që do të kërkojnë liberalizimin e vizave.

“Gjatë takimit u propozua nga Franca që procesi i liberalizimit të vizave të Kosovës të lidhet me kërkesat operative të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). ETIAS kërkon që çdo aplikant të japë emrin, datën e lindjes, emailin dhe pasaportën dhe të paguajë me një kartë krediti. Aplikimi shqyrtohet më pas dhe autoritetet do të marrin një vendim përfundimtar nëse një person mund të hyjë apo jo në Zonën Shengen. Siç e shoh unë, Kosova nuk është veçuar dhe rregullat e reja do të jenë të zbatueshme për vendet e tjera që do të kërkojnë liberalizimin e vizave”, përmbylli Alon Ben-Meir për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat