Ish-zëvendësministri i MPB-së: Alarm serioz është ky fakt për Kuvendin e Kosovës – duhet vepruar me nxitim!

Politika

Ish-zëvendësministri i MPB-së: Alarm serioz është ky fakt për Kuvendin e Kosovës – duhet vepruar me nxitim!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 12 nëntor 2022 Në ora: 17:01
Kuvendi i Kosovës

Ish-zëvendësministri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë, po vlerëson gjendjen në institucionet e Kosovës, si të kriminalizuar.

Ai thotë se kjo gjendje është alarmante në institucionet e drejtësisë, të cilat kanë prioritet luftën e krimeve në përgjithësi.

Tërnava shprehet se këto insituticone e kanë humbur tani vlerën e të qenurit institucione që luftojnë krimin e organizaur dhe korrupsionin.

Ai pyet se edhe çfarë faktesh të tjera duhet të dalin që të kërkohet përgjegjësi kolektive e personale në drejtësinë e dështuar.

Sipas tij, të gjitha raportet që ndërlidhen me performancën e gjyqësorit në Kosovë po vazhdojnë të na dalin negative.

Ai përmend një analizë të monitorimit të sistemit të drejtësisë nga organizata “Çohu” ku del se 70 përqind e lëndëve të korrupsionit nuk janë zgjedhur në vitin 2021, dhe të njëjtat po barten e po zvarriten edhe në vitin 2022.

“Gjatë vitit 2021 në gjykatat e Kosovës raportohet se kanë qenë 383 lëndë në punë për veprat penale kundër korrupsionit dhe detyrës zyrtare. “Çohu”, raporton se në fund të vitit, mbi 70% e lëndëve kundër korrupsionit dhe detyrës zyrtare mbetën të pazgjidhura, derisa nga 108 raste të zgjidhura, vetëm pak më shumë se gjysma e tyre u zgjidhën përmes dënimit. Këto të dhëna telegrafike flasin mbas shumti se drejtësia po i shmanget qëllimshëm zbatimit të ligjit dhe ndëshkimit, duke vazhduar ta amniston atë dhe për më tepër duke ja bërë edhe vetë avokatinë e dyfishtë për mbrojtje të krimit”, thekson Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, "në bazë të këtyre përvojave të deritashme ishte dashur që edhe në ato institucione që janë kompetente për zbardhjen e rasteve të krimit, nëse konstatohet se nuk është punuar apo ka pasur neglizhim për zbardhjen e rasteve të krimit, nga shkaqet që vetëm ata i dijnë, apo që si kanë ndërmarr masat ligjore për zbardhjen e tyre, edhe ndaj atyre zyrtarëve që nuk i kanë përfundua lëndët për zbardhjen e atyre rasteve, e që konstatohet fajësia e atyre zyrtarëve të institucioneve, edhe ndaj atyre zyrtarëve të udhëhiqen procedura përndjekse meritore, sepse edhe mos zbardhja e veprave penale apo mos ndërmarrja e masave për zbardhjen e këtyre rasteve paraqet vepër penale nga ana e zyrtarëve, prandaj edhe ata zyrtarë duhet të përndjekjen zyrtarisht, dhe në këtë mënyrë edhe zyrtarët në punët e tyre të përditshme do të jenë më të përpiktë dhe më efikas në të ardhmen".

“Kjo gjendje e raportuar, është një alarm serioz për Kuvendin e Kosovës, si institucion i dalë nga vota e popullit, për ta marr situatën në dorë dhe vepruar pa vonesë, madje me nxitim, në kërkim të përgjegjësisë nga secili kryeprokuror e kryegjyqtar, për secilin dështim që ndërlidhet me veprat e korrupsionit dhe krim, për të nisur një proces pastrimi gjithëpërfshirës me paraveting, duke i hetuar pse kanë dështuar dhe kërkuar presidencës, që sipas kompetencës ligjore e kushtetuese, për ti shkarkuar dhe pa krijuar zbrazësi funksionale, me procedura të rregullta por të shpejta për ti zëvendësuar, sepse Kosova ka mjaftueshëm kuadro të reja e të guximshëm që presin me padurim të ballafaqohen me keqbërësit, me veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë ai.

“Nëse fillohet spastrimi i institucioneve të drejtësisë që në një shtet si Kosova, që është e vërshuar nga njerëzit që se kanë merituar të gjinden në këto institucione, dhe nëse spastrimi bëhet real dhe në tërësi, atëherë edhe shtetit të Kosovës do ti kthehet reputacioni pozitiv, që këto institucione u pastruan nga krimi në përgjithësi, dhe për në të ardhmen duhet t’iu përmbahemi kritereve meritore se kush duhet të punoj në ato institucione të drejtësisë, e jo si deri më tani që këto institucione ishin të stërmbushura me familjar të të “mëdhenjve” që e zaptuan shtetin me veprimet e tyre kriminale, dhe e sollën shtetin në këtë gjendje të mjerueshme”, përfundon për gazetën “Bota sot”, Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat