Kush do ta rrëzojë neokomunistin Edi Rama! / Çfarë fati e pret atë?

Politika

Kush do ta rrëzojë neokomunistin Edi Rama! / Çfarë fati e pret atë?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 15 nëntor 2022 Në ora: 08:06
Edi Rama

Ditën e shtunë (më 12 nëntor) u mbajt protesta e thirrur nga Partia Demokratike në Shqipëri.

Protesta u zhvillua përpara kryeministrisë në Tiranë kundër qeverisë së Partisë Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, të cilit ia kërkuan dorëheqjen.

Madje, kreu i opozitës, Sali Berisha u deklarua se nuk do të ndalen derisa ta rrëzojnë Ramën nga pushteti.

Kurse Berisha sot deklaroi se protesta e 12 nëntori e drodhi qeverinë e Ramës.

Qeveria nuk ka ligj dhe moral. Shqiptarët të mos varfërohen nga muaji në muaj, nuk duhet të ngelemi popull i gomoneve. Protesta e 12 nëntorit i dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e pronës publike, bazohet në frikën, shantazhin drogën dhe krimin. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët u dërguan shqiptarëve kudo që janë. U dërguan atyre mesazhin e shpresës, besimit dhe fitores”, ka thënë Berisha.

Por, a po shkon Rama drejt rënies dhe kush mund të bëhet kryeministër?

Shahu: Protesta është shenjë e fortë refuzimi ndaj Ramës, politikave e qeverisjes së tij

Analisti Rexhep Shahu në një përgjigje për “Bota sot” thotë se, protesta e qytetarëve në Tiranë e thirrur nga PD-ja dhe Berisha është refuzim qytetar ndaj Edi Ramës dhe qeverisjes së tij skandaloze.

Image
Rexhep Shahu

Asgjë nuk është e pamundshme të ndodhë. Protesta e qytetarëve në Tiranë e thirrur nga PD-ja dhe Berisha është refuzimi qytetar ndaj Edi Ramës dhe qeverisjes së tij skandaloze. Qytetarët iu përgjigjën PD-së dhe Berishës, por jo oratorëve që ligjëruan në protestë duke u ndjerë si drejtuesit e nesërm të qeverisjes. Nuk e di nëse protesta është shenjë se regjimi i mbrapshtë i Ramës po bie ose jo, por e di se është shenjë e fortë refuzimi ndaj Ramës, politikave e qeverisjes së tij”, thotë ai.

Ai beson se opozita ka figura të reja që nuk e kanë një këmbë në PS e një në PD.

“Besoj se opozita ka brenda saj figura të reja që nuk e kanë një këmbë në PS e një në PD, nuk vijnë si kuadro të vijës së ashpër të diktaturës, nuk janë ish-instruktorët e dikurshëm të partisë komuniste dhe as eksponentë apo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit”, nënvizon Shahu.

Mulliqi: Shqipëria është mbërthyer keq nga gjendja sociale dhe ekonomike

Analisti politik, Skënder Mulliqi thotë se ajo protestë ishte zgjim i vetëdijes për popullin shqiptar.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, gjendja e krijuar nga një regjim despotik e tiranik, nuk do të durohet në pafundësi nga forcat përparimtare demokratike në Shqipëri.

Me largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së dhe kthimin triumfalist të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shqipëria pas shumë vitesh ka fituar një opozitë të fuqishme karshi pushtetit monist të Edi Ramës. Protesta e parë dhe kjo e dyta ishin zgjim i vetëdijes qytetare të fjetur, të cilët secilën ditë po jetojnë keq e më keq në një vend me pasuri nëntokësore, dhe me një bregdet që nuk e ka kush në botë. Shqipëria është mbërthyer keq në gjendje sociale dhe ekonomike, në vjedhje masive, në një shtet ku hapur po kultivohen drogat. Nuk do mend se një gjendje e tillë e krijuar nga një regjim despotik e tiranik, nuk do të durohet në pafundësi nga forcat përparimtare demokratike në Shqipëri. Protesta e 12 nëntorit është zgjim i ri, është zgjim për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptareve kudo që janë. Pa një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike kombi ynë është i gjymtë. Qeveria Rama, çdo ditë po e shemb vendin e shqiponjave”, deklaron Mulliqi.

Neokomunisti Edi Rama e ka katandisur Shqipërinë në mjerim dhe në shpopullim të hapur. “Edi Rama po shërbehet me demagogji, i cili e ka katandisur vendin në mjerim dhe në shpopullim të hapur, që është gjëja më brengosëse për kombin tonë të vogël. Pa perspektiva e krijuar është shembulli më i keq i demokracisë dhe lirive të stagnuara në Shqipëri, në këto 30 vitet e fundit. Rama është duke i shkaktuar vendit dëme të mëdha në shumë drejtime, edhe në planin e jashtëm politikë, duke koketuar me antishqiptarin serbin Aleksander Vuçiq. Lançimin e idesë nga Rama dhe Vuçiqi, për Ballkan të Hapur,- për fat nuk po e pranon Kosova dhe disa vende te rajonit. Kjo është ide konform idesë serbomadhe të “botës serbe”. Ky marshim makabër i kryeministrit Edi Rama, do të ndalohet me protesta të fuqishme mbarë shqiptare. Natyrisht se më meritori që Rama mos të qëndroj edhe shumë gjatë në pushtet, është kryetari i PD-së, zoti Sali Berisha. Ky është njeriu që e rrëzoi komunizmin e egër të diktatorit, Enver Hoxha, dhe do të rrëzonte edhe neokomunistin, Edi Rama. Berisha është personi që ka më së shumti përkrahje në botën shqiptare, dhe mendoj unë po mos të ishte ai, shqiptarët do të dëmtoheshin deri në palcë nga strukturat e korruptuara dhe të kriminalizuara në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ky është duke e mbajtur gjallë frymën pozitive nacionaliste, dhe natyrisht se edhe armiqtë tanë ia kanë më së shumti frikën”, shprehet analisti.

Në fund, thotë se protestat e opozitës janë fillimi i fundit të Edi Rmës.

Mbajtja e dy protestave të fuqishme dhe masovike në Tiranë, kundër regjimit të Edi Ramës, do të jetë fillimi dhe fundi i tij. Proceset demokratike janë të pandalshme, sikur që do të jenë edhe protestat në vazhdim të pandalshme. Ka ardhur koha që të përfundojë kjo gjendje depresive në Shqipëri e instaluar për shumë vite. Duhet të përmbyset me metoda demokratike një regjim, i cili ka ardhur në pushtet, përmes metodave të shantazhit dhe hajnive të votave të qytetarëve. Është koha që të shpëtohet e ardhmja e shqiptarëve”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat