Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri/ Juristi ‘zbulon’ qëllimet e saj

Politika

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri/ Juristi ‘zbulon’ qëllimet e saj

Nga: A.Shaqiri Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 17:50
Mitrovicë e Veriut

Lista Serbe si partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e shpallura për katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Jursiti Muhamet Klemendi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se të gjitha veprimet e Listës Serbe po vijëzohen me qëllimet e saj në raport situatën që po ndodh në Kosovë.

“Veprimtaria e Listës Serbe përcaktohet nga Beogradi dhe atje vijëzohet qëllimi i saj.

Nga dorëheqjet e dhëna dalin disa qëllime të Listës Serbe:

1. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, me kompetenca politike dhe ekzekutive, si një Republikë.

2. Largimin e Veriut dhe të komunave me shumicë serbe nga kontrollimi shtetit të Kosovës.

3. Ndërtimin e një pushteti të pavarur serb, qoftë edhe me forcë.

4. Krijimi i kushteve për të ndarë dhe copëtuar Kosovën, në mënyrë që këto të bashkohen me shtetin serb.

Pikësynimet e tilla janë të rrezikshme dhe bartin me veti konflikte të thella ushtarake”, deklaron ai.

Ai parasheh se edhe pas 21 nëntorit priten veprim të rrezikshme, madje edhe aksionet e kriminelëve serbo-ruse pritet të ashpërsohen në veri.

Pas 21 nëntorit priten veprime të rrezikshme të kriminelëve serbo-rusë të organizuar dhe të armatosur Vendimi për targa nuk do të pranohet nga Lista Serbe. Kështu edhe vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri. Përkundrazi! Aksionet e kriminelëve serbo-ruse pritet të ashpërsohen.

Me gjoba, pas 21 nëntorit, do te ngriten barrikada dhe do të protestohet tërësisht në veri. Ka mundësi edhe për veprime terroriste. Serbët e veriut nuk po duan të integrohen. Ata i kanë të gjitha të drejtat, madje plus. Mirëpo, të organizuar dhe të armatosur nga Beogradi, veprojnë për të krijuar situata për të intervenuar shteti serb. Tamam si në Ukrainë si vepruan nacional-fashistët rus të Moskës. Qëllimi është i njëjtë”, përfundon Kelmendi..

Kujtojmë, se kryetarët e këtyre komunave - që të gjithë nga Lista Serbe - dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e ri regjistrimit të makinave me targa të paligjshme serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat