BE e ‘ashpër’ me Kosovën e ‘butë’ me Serbinë! / Vjen paralajmërimi: Ja çfarë mund të ndodhë nëse rrezikohet sovraniteti jonë!

Politika

BE e ‘ashpër’ me Kosovën e ‘butë’ me Serbinë! / Vjen paralajmërimi: Ja çfarë mund të ndodhë nëse rrezikohet sovraniteti jonë!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 16 nëntor 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, MiroslavLajçak ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi me të cilin kanë diskutuar nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhjeje për targat.

Megjithatë Lajçak nuk ka publikuar asnjë informacionnëse është takuar me drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” e Serbisë, PetarPetkoviq, i cili duket se s’ka udhëtuar fare drejt Brukselit.

Siç duket, tani përfaqësuesit e BE-së po ushtrojnë presion më shumë te përfaqësuesit e Kosovës, se sa tek ata serbë.

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi në një prononcim për “Bota sot” foli për presionin që po i ushtrohet Kosovës.

Image
Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi

Fillimisht, ai u shpreh se BE-ja e ka më të lehtë t’i bëjë presion vendit tonë se sa Serbisë, për shkak të afërsisë që kjo e fundit ka me Rusinë.

“Tendenca është që të shmanget një vatër e re krize apo lufte dhe presioni më lehtë i bëhet Kosovës sesa Serbisë. Nëse do të ndodhte një luftë eventuale në Kosovë dhe me tendenca të zgjerimit, atëherë hisedarë gjeopolitikë nëpërmjet Serbisë në Ballkan do të bëheshin edhe Kina dhe Rusia”, deklaroi ai.

Po ashtu, Kuçi tha se në rast se mohohet sovraniteti ynë edhe pas 10 muajve, atëherë çështja e Kosovës mund të përfundojë në një konferencë të llojit “Dejtoni 2”.

“Mirëpo, nëse Kosovës i vazhdohet mohimi i elementëve të konsolidimit të sovranitetit, potencialisht pas dhjetë muajve çështja e Kosovës mund të përfundojë në një konferencë të llojit “Dejtoni 2”.

Kosovën e shohin si projekt të tyre dhe e kanë më lehtë që të shuajnë zjarrin duke i bërë presion Kosovës dhe të përdoret Kosova si një lloj laboratori”, theksoi profesori.

Në fund, tha se duke parë këto zhvillime, mund të thuhet se politika e “paqësimit” është duke prodhuar hitlerë të rinj.

“Me Serbinë, shihet Rusia dhe Kina, të dyja këto të gatshme për financim të çdo gjëje anti-perëndimore, mirëpo shpërblimet e Perëndimit ndaj Serbisë e kanë bërë këtë të fundit me dy aleatët e saj të jenë më të konsoliduar kundër Perëndimit. Politika e “paqësimit” është duke prodhuar hitlerë të rinj”, përfundoi Gurakuç Kuçi për “Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat