“Gjykatat po na vrasin përsëri”/ Tomë Gashi flet pas uljes së dënimit të Stanishiqit - këto janë fjalët e tij!

Politika

“Gjykatat po na vrasin përsëri”/ Tomë Gashi flet pas uljes së dënimit të Stanishiqit - këto janë fjalët e tij!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 16 nëntor 2022 Në ora: 16:25
Tomë Gashi

Goran Stanishiq është i dënuar për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë por bazuar në ankesën e mbrojtjes së tij, Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin nga 20 vite në 15 vjet burgim.

Më 20 vite burgim Stanishiq ishte dënuar qysh me 5 tetor të vitit 2021 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kurse, Gjykata e Apelit e ktheu në shqyrtim ankesën e mbrojtjes së Stanishiqit ku ishte kërkuar që ai të lirohet nga akuzat ose lënda të kthehej në rigjykim.

APROVOHET pjesërisht si e bazuar ankesa e mbrojtësit të akuzuarit G.S., av. Lubomir Pantoviq, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.11/2020, datë 05.10.2021, ndryshohet përkitazi me vendimin mbi dënimin, ashtu që Gjykata e Apelit të akuzuarin G.S. për veprën penale për të cilën është shpall fajtor e gjykon me dënim me burgimi në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjete) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 20.07.2019 e tutje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se gjykatat tona po na vrasin përsëri pasi sipas tij ky vendim nuk është i drejtë.

Na vrau Serbia një herë. Gjykatat tona po na vrasin përsëri !

A është kjo normale!

Sa vlenë jeta e një shqiptari të vrarë nga Serbia sipas Gjykatës së Apelit. Jeta e një shqiptari sipas Gjykatës së Apelit të Repubikës së Kosovës barazohet me 1 vjet e 1 muaj e 8 ditë!

Kështu vendosi Gjykata jonë për ne”, u shpreh Gashi.

Në fund, Gashi thotë që na duhet sa më shpejt Vetting pasi është mënyra e vetme që do ta vë drejtësinë në vend.

Nëse nuk do të shkruhej shqip dikush do të mendonte se këtë Aktgjykim e kanë nxjerr ndonjë Gjykate në Beograd! Pa Vetting nuk ka drejtësi as për viktimat civile shqiptare të vrarë nga kriminelët e Serbisë”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat