Arrestimi i Dejan Pantiq/ Profesori nga Amerika tregon se nga kush mori urdhër për sulmin terrorist!

Politika

Arrestimi i Dejan Pantiq/ Profesori nga Amerika tregon se nga kush mori urdhër për sulmin terrorist!

Nga: M.Haziri Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 08:27
Dejan Pantiq

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq u arrestua nga Policia e Kosovës të shtunën nën dyshimin se ka organizuar sulmet në zyrat e KKZ-së dhe ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.

Për këtë, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në lidhje me këtë ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se nuk duhet liruar nga burgi Pantiq pasi ka kryer vepra penale terroizëm.

Profesori ndër të tjera thotë që veprimet e Pantiq kanë qenë të dirigjuar nga Vuçiq.

Krimineli, terroristi serb në veri Dejan Pantiq nga policia e Kosovës është arrestuar me 10 dhjetor në pikën kufitare në Jarinje në veri të Kosovës i dyshuar për “kryerjen e veprës penale terrorizëm”. Sipas ministrit te Punëve të Brendshme ai “ka organizuar sulmin terrorist”,ndaj zyrtarve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor kur” janë sulmuar zyrtaret e KQZ-së dhe zyrtarët policor”.

Krimineli-terrorist Dejan Pantiq është marrë në pyetje nga Gjykata Themelore në Prishtinë të cilit për vepren e kryer i është një muaj paraburgim

Me autoritetet e Beogradit e posaqërishtë me direktivën e presidentit te Serbisë, Aleksandër Vuçiq serbët e veriut janë rebeluar ashtu siç kanë zanat të veprojnë sa herë që u vjen urdhëri nga lartë. Bandat e krimit të organizuar në veri këto ditë shkaktuan disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba duke e plagosur edhe një pjesëtarë të policisë së Kosovës. Në prani të KFOR-it dhe EULEX-it serbët i bllokuan rrugët duke vuar barrikada, kurse KFOR-i dhe EULEX-i kqyrshin seri ani pse e kanë autorizimin ta ruajnë rendin dhe qetësinë në veri”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, analisti nga Amerika thotë që shteti i Kosovës në asnjë mënyrë nuk guxon, nuk ka të drejtë të bënë pazare, kompromise, me Serbinë lidhur me arrestimin e teroristëve, siç vepronin qeveritë e mëparme të PAN-stëve.

Nga lidershipi i Beogradit po kërkohet lirim i pa kusht i kriminelit dhe terroristi Dejan Pantiq duke u kërcënuar edhe me ndonjë ontervenim të mundshëm.

Por, nuk është çështja te arrestimi i një terroristi por është diku tjetër.Kjo është vepër kryekëputet e Vuçiqit i e ka humbur rrugën në oborr të vet,të cilin Kurti gjatë dialogut e ka pru deri në atë gjendje sa ai të fol me vetën, është çartë, ulëron si bishat e malëve sepse nuk po mund t’i realizoj aspiratat e veta shoveniste për krijimin e Asociacionit një etnik serb të modelit të Isa Mustafës.

Shteti i Kosovës në asnjë mënyrë nuk guxon, nuk ka të drejtë të bënë pazare, kompromise, me Serbinë lidhur me arrestimin e teroristëve, siç vepronin qeveritë e mëparme të PAN-stëve kur arrestoheshin krimiet në veri,bile edhe gjeneral serb të njohur për masakrat e bëra në Kosovë,dhe menjëherë pas kërkeses së Serbisë i lironin.

Kriminelët, terroristet nuk janë “mall” për të bërë pazare,kompromise por janë njerëz kriminel,njerëz që vrasin dhe bëjnë terror, ata duhet të përgjigjën para drejtësisë për veprat e kryera.Ata e kanë vendin në burg”, përfundoi Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat