“T’i japim fund tregtisë me Serbi” - Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Kjo gjë është “fuqi baroti” për destabilizimin e veriut

Politika

“T’i japim fund tregtisë me Serbi” - Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Kjo gjë është “fuqi baroti” për destabilizimin e veriut

M.Lakna Nga M.Lakna Më 16 dhjetor 2022 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Në pjesën veriore të Kosovës tash e disa ditë janë vendosur barrikada në rrugëst që qojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinje e Bërnjak.

Ndonëse situata është e qetë aktualisht, bllokimi i rrugëve dhe kërcënimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, tregojnë se sa e brishtë është siguria në atë pjesë.

Serbia me retorikën e saj propaganduese kinse për “pasigurinë” e qytetarëve të komunitetit serb në veri, ka thënë se do t`i bëjë kërkesë KFOR-it për sjelljen e një kontingjenti ushtarak në Kosovë.

Një gjë e tillë është kundërshtuar kategorikisht edhe nga emisari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

E ky i fundit, gjatë kësaj jave qëndroi në Kosovës e Serbi për të vazhduar diskutimet rreth marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve, e ku kërkesë kryesore e pati, themelimin e asociacionit.

Lidhur me këtë situatë, “Bota sot”, bisedoi me Osman Ferizin, ish pjesëtar i Grupeve të para Guerile me heronjtë Sali Çekaj e Adem Jasharin nga 1991, pjesëmarrës në luftën e Kosovës 1998 dhe kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani.

Kështu, Ferizi përkujtoi se bota serbo-ruse, kombit shqiptar i solli vetëm tragjedi.

Image
Osman Ferizi

Sipas tij, qëllimi i Serbisë, e cila po e mban situatën nën tension, është rritja e pazarit në bisedime ose për ta ruajtur statuskuon.

Qëllimet e Serbisë, pra Vuqiqavë, Daqiqavë, Vulinavë, janë të qarta, ajo më veprimet e saj përmes “Rojeve të urës”, BIA, agjentëve Rusë, bandave kriminale dhe terroriste dëshiron ta mbajë në tension situatën për ta rritur pazarin në bisedime ose për ta ruajtur statuskuon që neve fare nuk na konvenon si shtet i ri dhe i pa njohur nga 5-shtete të BE.

Për fat të keq janë qëndrimet e BE ndaj Serbisë shumë toleruese, dihet botërisht që Serbia është e rreshtuar dhe mbështet Rusin, Iranin, Koren komuniste, shtete autoritare dhe kriminale, kjo Serbi e ka bazën ushtarake Ruse më të madhen më Evropë, kjo Serbi përmes shërbimeve të saj po armatos Serbet në objektet e Kishës ortodokse, në kundërshtim më qëndrimet e BE nuk i ka vendosë sanksione Rusisë, kjo Serbi është faktor destabiliteti në Ballkan, kjo Serbi i shkaktoi luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, po e mbanë të destabilizuar Malin e Zi”, ka thënë Ferizi për "Bota sot".

Ai thekson se asnjë vend i BE nuk do toleronte një sjellje të tillë kriminale e terroriste ndaj sigurisë së vendit dhe qytetarëve.

Kjo praktikë e përdorimit politik të listës serbe të instrumentalizuar për qëllime politike duke qitë barrikada në rrugë, duke rrezikuar jetën e forcave të sigurisë është duke toleruar edhe Shteti ynë por edhe BE. Asnjë vend i BE nuk do toleronte një sjellje të tillë kriminale e terroriste ndaj sigurisë së vendit dhe qytetarëve, ata serbë janë qytetarët më të privilegjuar në BE, nuk paguajnë as rrymë, as ujë, as tatime, sillen sikur në Kolumbi.

Gjitha këto tolerime për 22-vite janë si pasojë e politikave të gabuara ndaj Serbëve. Pra është dashur qasje tjetër, të përdoret edhe karota por edhe kërbaçi. Tani duhet maturi dhe koordinim me SHBA, Angli dhe Gjermani, të forcojmë kapacitetet tona të sigurisë dhe të blejmë armë, nuk do rrijë gjithmonë KFOR këtu dhe duhet ditur që mbrojtja nga të huajt nuk është zgjidhje pa pasoja edhe në sovranitet dhe në ekonomi sepse askush nuk të dhuron asgjë”, ka nënvizuar ish ushtaraku.

Prandaj, ai ka thënë se kërcënimet e Serbisë Millosheviqiane janë farsë dhe mashtrim për opinionin e brendshëm dhe formë presioni për bashkësinë ndërkombëtare për destabilitet.

“Sigurisht sot jemi në pozitë shumë më të favorshme se në 1998/99, sot kemi njohje nga shtetet më të forta në botë, kemi Ushtri(FSK) të strukturuar dhe edukuar më standarde të NATOS. Kemi shumë eprorë ushtarak nga akademitë e Anglisë, SHBA, Gjermanisë e Turqisë. Kërcënimet e Serbisë Millosheviqiane janë farsë dhe mashtrim për opinionin e brendshëm dhe formë presioni për bashkësinë ndërkombëtare për destabilitet.

Ajo nuk është e gatshme të ballafaqohet më NATO, ne duhet të kemi në mënyrë simetrike policinë dhe FSK dhe të motivohen edhe më paga më të dinjitetshme, kurrë më të fortë në histori nuk kemi qenë, e kemi edhe Shqipërinë në NATO që ka një rol shumë të rëndësishëm, duhet të angazhohen njerëzit ma profesionist në këto struktura që nga AKI, FSK dhe Polici të Kosovës”, është shprehur ai.

Më tej Ferizi ka thënë se Kosova duhet të krijojë unitet dhe strategji nacionale mes subjekteve politike në raport më interesin kombëtar.

“Ne duhet të krijojmë një unitet dhe strategji nacionale mes subjekteve politike në raport më interesin kombëtar, të këmbëngulet për partneritet me NATO, t’i japim fund tregtisë me Serbi. Pse më paratë tona të blejë armatim apo të financojë grupe terroriste në Mitrovicë, t’i rikujtojmë krimet, dhunimet dhe masakrat para dy dekadave, mos të kaloi asnjë bashkatdhetar nëpër Serbi dhe të tregojmë vetëdije kombëtare”, ka potencuar ai.

Në fund Osman Ferizi tha se, nëse ndërron sjellja e politikës vendore e kombëtare dhe nuk bëhen veprime populiste për fushata zgjedhore, atëherë, Kosova do të konsiderohet si palë serioze në bisedime.

“Enklavizimi do jetë rrezik dhe fuqi baroti për destabilizim në çdo kohë”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat