“Specialja u themelua me ndihmën e argatëve të Serbisë në Kosovë”/ Vjen reagimi nga profesori i Amerikës – ka këto fjalë!

Politika

“Specialja u themelua me ndihmën e argatëve të Serbisë në Kosovë”/ Vjen reagimi nga profesori i Amerikës – ka këto fjalë!

Nga: M.Haziri Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 19:41
Gjykata Speciale

Gjatë ditës së djeshme zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka folur për mënyrën se si është themeluar Gjykata Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë është formuar me dosje të fabrikuara në Serbi dhe me ndihmën argatëve të tyre në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo gjykatë është themeluar për të barazuar luftën çlirimtare të Kosovës me gjenocidin serb.

Nuk është ndonjë zbulim epokal nëse e thu atë që dihet publikisht : gjykata speciale në Hagë është themeluar me dosje të fabrikuara në Serbi me ndihmën e lobimit të Rusisë dhe argatëve të tyre në Kosovë, ku për qëllim ka barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë me idenë që në të ardhmen të bëhet pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, pa çka se serbët historikishtë kanë bër gjenocid ndaj shqiptarëve, që nga ardhja e tyre në Ballkan nga Karpatet e Rusisë”, ka shkruar Berisha.

Në lidhje me këtë ka folur për “Bota sot”, profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se është e ditur që Specialja është formuar me dosje të formuara në Serbi mirëpo pjesa “me argatët e tyre në Kosovë”, sipas profesori lë të kuptohet shumëçka.

Luftëtari dhe zyrtar i lartë i Partisë NISMA Zafir Berisha ka treguar sot se si qenka themeluar Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë. Pos tjerash ai paska thënë se kjo Gjykatë është formuar me dosjet e fabrikuar në Serbi dhe me ndihmën e argateve të tyre në Kosovë. Se është formu me dosjet e formuara në Serbi kjo është e qartë,por nuk është krejtesishtë e qartë kjo e dyta kur thotë: edhe me ndihmën e argateve të tyre në Kosovë.

Se si është themeluar Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.Ishin dy solucione ose këtë Gjykatë ta themeloi Kosova ose KS i OKB, ku ndikim do të kishin edhe Rusia dhe Kina si kundërshtare e pavarësisë së Kosovës. Me insistimin e miqeve tanë,e sidomos nga Amerika se do të ishte më mirë që këtë Gjykatë ta themeloi vetë Kosova, kjo edhe ndodhi”, u shpreh ai.

Por sipas Maxharraj themeluesit e kësaj Gjykate ishin Thaçi, Veseli dhe Mustafa, e të cilët sipas Berishës mund të jenë “argatët e Serbisë”.

“Por në shkrimin e Zafir Berishës mbeti disi pezullë se kjo Gjykatë u themelua edhe ndihmën e argateve të Serbisë në Kosovë. Por, ishin ca liderë, komandantë të luftës por edhe pushtetarë pas luftës që ndikuan në themelimin e kësaj Gjykate. Pikërishtë ishte Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, por edhe te liderit kontravers të LDK Isa Mustafa, të cilët insistuan bile edhe me kërcënime të deputetëve që kjo Gjykatë të themelohet. Bile, lideri i PDK-së edhe i quajti tradhtarë ata që se votojnë këtë Gjykatë.

Pra, a mos janë këta ata argat të Serbisë sipas Zafir Berishës që insistuan në themelimin e kësaj Gjykate për te cilët dihet publikisht”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat