“Po përdoren taktikat e Millosheviqit”/Ish-ambasadori holandez flet për situatën në veri: Kjo gjë është shumë e rrezikshme!

Politika

“Po përdoren taktikat e Millosheviqit”/Ish-ambasadori holandez flet për situatën në veri: Kjo gjë është shumë e rrezikshme!

A.Morina Nga A.Morina Më 17 dhjetor 2022 Në ora: 20:13
Pamje nga veriu

Janë bërë disa javë, që nga fillimi i tensioneve në veri.

Fillimisht, bandat kriminale serbe sulmonin dhe shpërthenin bomba-shok në qytetet e veriut, me qëllim të nxitjes së një konflikti të ri dhe frikësimit të qytetarëve shqiptarë.

Pas kësaj, ata vendosën të ‘ndërrojnë’ strategji, kështu duke bllokuar pikat kufitar Jarinje dhe Bërnjak.

Ata nuk u mjaftuan me kaq, sa që vendosën të bllokojnë edhe rrugët tjera alterantive të cilat i përdornin qytetarët.

E pas këtyre provokimeve dhe sulmeve nuk do shumë mend, që të kuptohet se qëndron pikërisht Serbia me presidentin e saj Aleksandar Vuçiq,

Madje, udhëheqësit serbë, shkuan aq larg sa kërcënonin me dërgimin e 1000 trupave ushtarak serbë në veri të Mitrovicës.

E për këto zhvillime në pjesën më të brishtë të Kosovës, atë të veriut, foli ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, në një prononcim për “Bota sot”.

Së pari, ai tha se të gjitha këto taktika që po i përdorin serbët janë të Millosheviqit.

Sipas tij, ideja për dërgimin e 1000 trupave ushtarak serbë është shumë e rrezikshme dhe do të çonte në dhunë.

Serbët i janë kthyer taktikave të Millosheviqit. Ata shkaktojnë tensione qëllimisht (shpërndajnë sistemin policor dhe gjyqësor) dhe më pas fajësojnë palën tjetër për kaosin që ka rezultuar. Këtu Beogradi duhet të mbahet realisht përgjegjës nga ndërkombëtarët. Ata përpiqen të keqpërdorin faktin që perëndimi u përqendrua kaq shumë në Ukrainë dhe ideja e dërgimit të 1000 trupave është sigurisht shumë e rrezikshme dhe do të çonte në dhunë”, deklaroi ish-ambasadori holandez.

Krahas kësaj, ai u shpreh optimist se SHBA dhe në një masë më të vogël Britania e Madhe dhe BE-ja mund të qetësojnë situatën në veri.

Jam i sigurt se këtu SHBA, si shpeshherë, do të luajë një rol moderator dhe do të qetësojë Beogradin. Problemi mbetet se ka ekstremistë që duan ta anashkalojnë Vuçiqin dhe me mbështetjen ruse dhe grupet e kriminelëve ende mund të shkaktojnë probleme që KFOR-i është dashur t'i shuajë pasi që mosfunksionimi i policisë në veri dhe hyrja në ROSU vetëm sa do të shkaktonte më shumë probleme.

Shkurtimisht, ne duhet të shpresojmë dhe të besojmë se SHBA dhe në një masë më të vogël Britania e Madhe dhe BE-ja mund të qetësojnë situatën”, përfundoi Rober Bosch për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat