Tensione dhe provokime në veri/ Eksperti i sigurisë vjen me një thirrje për qeverinë Kurti: Kërkoni nga KFOR-i këtë gjë!

Politika

Tensione dhe provokime në veri/ Eksperti i sigurisë vjen me një thirrje për qeverinë Kurti: Kërkoni nga KFOR-i këtë gjë!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 17 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Pamje nga veriu i vendit

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë sërish temë e disktuimeve edhe në lajmet ndërkombëtare.

Protesta e serbëve në veri u organizua pas arrestimit të një ish-zyrtari policie të dyshuar për terrorizëm. Prokuroria e Kosovës e akuzon atë se ka kryer një sulm me bombë në objektin e komisionit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Sikurse edhe më parë, serbët në veri të Kosovës kanë organizuar grupe në internet dhe brenda pak minutash i kanë bllokuar rrugët dhe pikat kufitare përmes barrikadave.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai për gazetën u shpreh se nëse Serbia ka të drejtë t’i kërkoj KFOR-it t’i sjellë në Kosovë personel deri në 1 mijë veta, Kosova ka të drejtë t’i kërkoj KFOR-it që ta largojë ushtrinë e Serbisë 5 kilometra nga kufiri me Kosovën.

Nëse Serbia ka të drejtë t’i kërkoj KFOR-it t’i sjellë në Kosovë personel deri në 1 mijë veta, Kosova ka të drejtë t’i kërkoj KFOR-it që ta largojë ushtrinë e Serbisë 5 kilometra nga kufiri me Kosovën. Kjo 5 kilometra quhet “Zona Tokësore e Sigurisë””, thotë ai.

Më tej, eksperti i sigurisë shpjegon më tej Zonën e Sigurisë Tokësore.

Zona e Sigurisë Tokësore (ZST) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përcaktuar me Marrëveshjen Teknike Ushtarake të nënshkruar më 9 qershor 1999 në Kumanovë ndërmjet KFOR-it dhe Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), pas bombardimeve të NATO”, shtori eksperti i sigurisë.

Në fund, ai thekson që KFOR nuk do ta zbatoj këtë kërkesë të Serbisë por do ta zbatoj vetëm këtë si kërkesë politike të brendshme të Serbisë.

Ndërsa a do të ndodhte një veprim i tillë KFOR nuk do të pranojë kërkesen për ta zbatuar atë në terren por këto janë sa për të përmbushur edhe një kërkesë politike të brendshme të Serbisë”, përfundoi eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat