Kërkesa e serbëve te KFOR-i/ Profesori ‘zbërthen’ planin, këto janë dy rrugë që duan serbët

Politika

Kërkesa e serbëve te KFOR-i/ Profesori ‘zbërthen’ planin, këto janë dy rrugë që duan serbët

Nga: A.Shaqiri Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 23:20
Ushtarë të KFOR-it duke patrulluar në Mitrovicë të Veriut më 13 dhjetor 2022.

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa u dënua me 26 vite burgim nga Gjykata Speciale. Gjykatë kjo e formuar më 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Profesori dhe juristi Muhamet Kelmendi ka përmbledhur situatën në të cilën ndodhet Kosova, dhe vështirësitë nëpër të cilën po kalon shteti.

Ai në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova po përballet me dy çështje të rënda dhe të cilat po ndikojnë në jetën e shtetit, Gjykata Speciale dhe dialogu me shtetin kriminal.

“Kosova është duke kaluar një kohë të vështirë, jo vetëm me fajin e vet, por edhe të faktorëve tjetër, në ndërtimim e shtetit. Veç kësaj, po ballafaqohet me Gjykatën Speciale dhe me pretentime agresive e neoshoviniste serbe ndaj Republikës. Janë këto dy çështje tejet të rënda.

E para varet nga vet Republika dhe nga faktorët tjerë që ndikojnë në ndërtimin juridik dhe në zhvillimin e vendit tonë.

E dyta, nuk varet vetëm nga Kosova, por edhe nga faktorët tjerë, të cilët në fakt edhe kanë rëndësi themelore. Këtu ka shumë çështje, por janë dy me themeloret që po ndikojmë në jetën e shtetit:

a. Gjykata Speciale dhe

b. Dialogu me shtetin kriminal serb.

a. Çështja e parë rrjedh nga gabimi shumë i madh i qeverive të kaluara, të cilat me presion nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, në Kuvend i detyruan deputetët të votojnë këtë gjykatë.Dihet se është gjykatë një nacional dhe tendencioze, gjë që e bënë edhe tipike antiligjore, që nuk ka rast tjetër në botë.

Po vehet nën akuzë UÇK që luftoi kundër pushtuesit serbomadh, duke i akuzuar disa veta. Ndërsa, kriminelët gjenocidial serb, që bënë masakra mbi shqiptarët, u amnistuan. Mirëpo, këtu e keqja është se kësaj gjykate i parapriu gjoja analiza e gjendjes në vitet 1998/99, që u morën organet ndërkombëtare, me një raport plot gënjeshtra dhe të përgatitur në kuzhinat e Moskës dhe të Beogradit, e që doli në emër të një politikani të pandërgjegjshëm, Dick Martit, në Parlamentin e Evropës. Të shtyrë nga ky raport, ra brenda UE, SHBA dhe vetë Kosova.

Kosova kishte mundësi të bënte punë pozitive. Nëse jo në mos aplikim të gjykatës, atëherë me përfshirjen në gjykatë edhe të krimeve mostruoze serbe të bera mbi shqiptarët në Kosovë. Këtë e lëshoi Kuvendi i Kosovës”, deklaron ai.

Sipas tij, e tëra kjo varet nga BE dhe SHBA, të cilët duhet të angazhohen dhe të mos ledhatohet Beogradit e të përkeqësohet gjendja.

Tash varet kryesisht nga UE dhe nga SHBA-të. Jam i bindur se çështja mund të rregullohet nëse SHBA dhe Berlini, Londra e Parisi angazhohen në gjendjen reale. Po këtu lypset dënimi i gjenocidit serb dhe përgjegjësia e kompetenteve dhe ekzekutueseve serbe para drejtësisë. Nëse vazhdohet me ledhatime të Beogradit gjendja vetëm do të përkeqësohet. Të gjithë e dinë dhunën dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë! Pse, pra, Gjykata Speciale vetëm ndaj UÇK-së dhe shqiptatëve vepron? Kjo është një padrejtësi e madhe”, shprehet ai.

Në fund, thotë se Gjykata Speciale është një padrejtësi e madhe ndaj Kosovës.

Tutje, profesori shton se Serbia po tregon çdo ditë dhëmbët ndaj Kosovës, duke thënë se pretendimet serbe shkëmbimi i territoreve dhe dsociacion serb që çon te ndarja e veriut nga Kosova.

“Shqiptarët kurrë nuk do të harrojnë këtë monstrum ndërkombëtar që po e bëjnë ndaj një luftë të drejtë dhe legjitime.

b.Çështja e dytë është shume e madhe, sepse janë raportet me shtetin serb. Me Serbinë është shumë afër shpërthimi i një lufte të përgjakshme.

Serbia po tregon çdo ditë dhëmbët neofashist ndaj Kosovës. Është armatosur shumë dhe botërisht po pretendon pushtimin e Republikës ose ndarjen e një pjesë të saj dhe bashkimin me shtetin serb. Edhe zyrtarisht paraqiti kërkesë të KFOR-i për të vendosur ushtrinë dhe xhandarmarinë serbe në Kosovë.

Këto janë pretendime të qarta. Në këtë anë, dy rrugë janë.

- Shkëmbimi i territoreve dhe

- Asociacion serb që çon te ndarja e veriut nga Kosova.

Kjo nuk pranohet. Shkëmbimi është gjë që mund të zgjidhë çështjen e raporteve midis shqiptarëve dhe serbëve. Këtu lypset qartësi. Ujmani, Mitrovica dhe Trepca duhet të jenë për Kosovën të paprekshme, pavarësisht nga pretendimet dhe rreziqet. Ndërsa, pjesa tjetër me Leposaviçin si komune mund të shkëmbehet me Luginën e Preshevës në tërë0si, pa hequr dorë nga Medvegja, Presheva si komune dhe Bujanovci. Ky shkëmbim është i kapshëm. Kështu përfundon edhe dialogu me Serbinë i Kosovës. Vendosen kufinjtë dhe gjeneratat që vijnë do të gjykojnë”, përfundon profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat