Bajqinovci flet për tensionet në veri të vendit/ Tregon planin e Vuçiqit – ja çfarë po përgatit!

Politika

Bajqinovci flet për tensionet në veri të vendit/ Tregon planin e Vuçiqit – ja çfarë po përgatit!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 18 dhjetor 2022 Në ora: 22:41
Mefail Bajqinovci

Tensionet në veri të vendit po vazhdojnë edhe në ditën e nëntë.

Barrikadat të cilat nuk u larguan ende po shqetësojnë ende opinonin publik edhe atë ndërkombëtarë.

Ku gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe protesta në Jarinje të Kosovës.

E në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar me deputetin nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci.

Ai u shpreh se Serbia po mundohet përmes këtyre veprimeve të shmangin dialogun me Kosovën.

Protestat dhe barrikadat janë instrumente që politika serbe po i shfrytëzon për ta tensionuar situatën në terren”, shtoi ndër të tjera deputeti.

“Këto ngjarje destruktive të nxitura nga Beogradi janë në funksion të shmangies nga dialogu ku Serbia s'dëshiron të marrë pjesë sepse nuk ka alternativë përveç pranimit të shtetësisë sonë.

Protestat dhe barrikadat janë instrumente që politika serbe po i shfrytëzon për ta tensionuar situatën në terren, mirëpo këtu po dëshmohet që protestuesit në numër simbolik ku shumica me fytyra të mbuluara janë disa pjesetarë të strukturave paralele kriminale, e nuk ka qytetarë serb të cilët nuk po bien pre e propagandës”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, deputeti thotë se KFOR0i mbron stabilitetin e Kosovës dhe po vazhdon ta bëj këtë.

Ndërsa për Vuçiqin, deputeti thotë se po kërkon skenarët që e largojnë nga tryeza e dialogut, por deri më tash ka dështuar në të gjitha intencat e tij.

KFOR-i është ndihmes e jashtezakonshme për ruajtjen e stabilitetit në pjesën veriore të Kosovës. Institucionet tona janë në bashkërendim me KFOR-in për ta menaxhuar situatën sa më mirë dhe për të mos lejuar strukturat ilegale e bandat kriminale ta përshkallëzojnë gjendjen në veri.

Vuçiqi është në kërkim të skenarëve që e largojnë nga tryeza e dialogut. Mirëpo deri më tash ka dështuar në të gjitha intencat e tij të dëmshme dhe nuk ka mundësi tjetër pos ta pranojë pavarësinë dhe shtetësinë tonë”, përfundoi Bajqinovci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat