Ngrihet alarmi për përshkallëzim të situatës në veri të vendit/ Kjo është thirrja e fundit!

Politika

Ngrihet alarmi për përshkallëzim të situatës në veri të vendit/ Kjo është thirrja e fundit!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 19 dhjetor 2022 Në ora: 08:18
Pamje nga veriu i vendit

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar.

Kanë kaluar dhjetë ditë vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

E në lidhje me këto ngjarje të fundit në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai u shpreh se Presidentja duhet të i drejtohet NATO-së me kërkesë që sa më parë të ndërhyj KFOR-i.

Image
Faton Mehmeti

Analisti thekson që Vuçiqi është interesuar të relativizojë dështimet e tij në Kosovë gjatë vitit me trazira edhe për të shuar zërat në rritje në Serbi që kritikojnë atë për dështimet.

Pas ngjarjeve të fundit në veri duhet që presidentja t’i drejtohet NATO-s me kërkesë që sa më parë përmes KFOR-it të nderhyjë në veri sa nukka shpërthyer situata.Gjithashtu KFOR-i nuk duhet të tolerojë banditët në veri të bëjnë ligjin, skenaret e Vuçiqit të bien poshtë.Vuçiqi është interesuar të relativizojë dështimet e tij në Kosovë gjatë vitit me trazira edhe për të shuar zërat në rritje në Serbi që kritikojnë atë për dështimet”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që nëse nuk intervenon KFOR-i atëhere situata mund të merr përmasa më të mëdha.

“Në anën tjetër synon të krijojë Asociacionin me tezen e “rrezikimit të serbëvë në veri”, edhe pse e vërteta është ndryshe. Gjithësesi KFOR-i të intervenojë sa më parë, ndryshe nuk përjashtohet konflikti me përmasa rë mëdha”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat