Marrëveshje Kosovë- Serbi në këtë fazë, analisti amerikan paralajmëron: Do të ketë kompromise të dhimbshme

Politika

Marrëveshje Kosovë- Serbi në këtë fazë, analisti amerikan paralajmëron: Do të ketë kompromise të dhimbshme

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 dhjetor 2022 Në ora: 10:28
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq

Të dielën është mbajtur protestë nga një grup serbësh që i kanë dalë në mbështetjeve të barrikadave të vendosura atje që nga e shtuna e kaluar.

Tashmë pjesë veriore ka hyrë në ditën e dhjetë të vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Që nga e shtuna kur u vendosën barrikadat në Rudarë, ato vazhdojnë të jenë aty përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve që ato të hiqen. Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa në dy ditët e fundit u raportua edhe për dy barrikada të tjera të ngritura nga serbët lokalë.

Duke folur rreth situatës së krijuar në veri dhe sa mund të gjejnë një marrëveshje Kosova dhe Serbia, analisti politik amerikan, Charles Kupchan thotë se tani nuk është koha për të shtyrë një marrëveshje.

Sipas Kupchan, arritja e një marrëveshjeje në këtë fazë do të kërkojë kompromise të dhimbshme si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

“Tani është koha për të shtyrë për një marrëveshje që do të rezultonte në normalizim të plotë dhe njohjen e Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur. Arritja e një marrëveshjeje në këtë fazë do të kërkojë kompromise të dhimbshme si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia”, pohon Kupchan.

Image
Charles Kupchan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para barrikadave të vendosura në veri, deklaronte për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë në mars të vitit 2023.

Në anën tjetër, analisti amerikan thotë se një marrëveshje kërkon angazhim në diplomaci të vendosur dhe presion të konsiderueshëm nga BE dhe SHBA.

Kupchan ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojë thirrjen aktuale për të gjetur një shteg për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

“Ajo do të kërkojë gjithashtu që BE dhe Shtetet e Bashkuara të angazhohen në diplomaci të vendosur dhe të ushtrojnë presion të konsiderueshëm. Por alternativa është një zgjatje e padëshiruar, e pacaktuar e një konflikti që po vazhdon të godasë rajonin, për të imponuar kosto si për kosovarët ashtu edhe për serbët, dhe për të ofruar rrugë për ndërhyrjen ruse. Kosova dhe Serbia, me ndihmën e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara duhet të shfrytëzojnë thirrjen aktuale të zgjimit për të gjetur një shteg për normalizimin e marrëdhënieve të tyre -- duke e lënë prapa njëherë e përgjithmonë mosmarrëveshjen e tyre të vazhdueshme”, theksoi Kupchan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat