“O budalla” – Halil Geci ‘godet’ Memli Krasniqin, ka disa fjalë edhe për Lumir Abdixhikut

Politika

“O budalla” – Halil Geci ‘godet’ Memli Krasniqin, ka disa fjalë edhe për Lumir Abdixhikut

Nga: Nehat Shaqiri Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 13:15
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për deklaratën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit rreth situatës në veri.

Geci e quan Memli Krasniqin si një fëmijë të vogël e të lazdruar.

“Kur e dëgjova deklaratën e bebushit Memli Krasniqeit i cili i bënte thirrje qeverisë që të mos fshehet mbas KFOR-it por le të veproj vet, ma ka çua mallin e një fëmije të lazdruar e të pa edukuar i cili  nuk dallonte asgjë nga një lazdran, me përjashtim se kryet (koka) e Memlit rezulton të jetë ma e madhe se e një fëmijë 10 vjeçar dhe një mjeker që e kish lëshuar si cjapi i Sinan Zeçes nga Kllodernica, i mungonte një llullë duhani dhe  tirçit me ju tregua fëmijëve të lagjes se jam rritur e jami bërë burrë. Nuk dallon nga ky asgjë edhe Abdixhiku i LDK-së, nëse ju kujtohet kur gomari i LDK-së i thonte kryeministrit lidhe qenin. Mjerë LDK-ja kanë e ka bajraktar..!”, thotë ai.

Geci shton se, Memli në vend se t’i bashkëngjitet institucioneve, dhe të ndërtojnë së bashku një strategji, ai luan fshefas ‘qite kryt se ta pashë’.

“O budalla, Kosova po bënë një mrekulli me politikën e saj të jashtme, për ndryshe Serbia në bisedimet e deritashme me juve, apo me opozitën e sotme po të ishit në pushtet Ti Memlush bebushi dhe Abdixhiku i Isës dhe të tjerët me politikën tuaj së bashku me Ramën dhe Vuçen patët ndermendë me ngreh zvarr atdheun si zagarët gjahun drejt Rusisë”, thekson Geci.

Veprimtari i LDK-së, vazhdon të ‘godas’ Krasniqin.

“Memlushi në vend se të pozicionohet si opozitë e fortë, ai tregon se është një fëmijë i verdhë si lakna i pa formuar dhe shtalb, hala pa i dalur dhëmbët i cili kafshon me duda, e me duda mundet me pi qumsht, me ngranë diçka but e të nxeht psh m.. të zierë dhe të ngjashëm me m... , psh kaqamak. Reagimi i Memlushit si një fëmijë  kollaj me baben hajde vet, ta gërdit dynjan dhe më dhimbset Kosova çfarë opozite të dobët ka, dhe në dorën e kujt ka mbetur mos Zot ma keq, shkurt mazamakeq”, potencon ai.

Ai në fund i bën thirrje akademikëve dhe intelektualëve që të aktivizohen.

“Ku leshi jeni fshehur, se mbaruam nga kjo sort e të paditurve”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat