“Në prag të një konflikti të armatosur me Kosovën”, analistët kërkojnë mobilizim të shtetit

Politika

“Në prag të një konflikti të armatosur me Kosovën”, analistët kërkojnë mobilizim të shtetit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Serbia vazhdon të bëjë propagandë e kërcënime për një konflikt të armatosur me Kosovën, por shteti nuk duhet të bie pre e propagandës serbe, kanë thënë analistët politik për “Bota sot”.

Ata kanë kërkuar për çdo rast mobilizim të Kosovës, gjersa kanë shtuar se problemi në veri është sfidë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka deklaruar të mërkurën në një seancë të parlamentit serb se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës”, ka thënë kryeministrja e Serbisë duke lëshuar një vrushkull dezinformatash, dhe akuzash të bazuara në fantazinë e gënjeshtrave serbe, ndaj shqiptarëve.

Një zgjidhje pragmatike të përhershme

Duke folur për kërcënimet e tilla serbe me luftë, pavarësisht që nga Kosova nuk ka asnjë veprim, që mund të krijojë idenë e një lufte, analisti politik, Hidajet Ahmeti thotë se Kosova nuk duhet të bie pre e propagandës serbe.

Image
Hidajet Ahmeti

“Kosova si shtet i pavarur, e me legjitimitet e legalitet ndërkombëtar nuk duhet të bie pre e propagandës serbe. Qeveria e Kosovës në koordinim me faktorin ndërkombëtar duhet të bëjë një zgjidhje pragmatike të përhershme, e jo të improvizoj zgjidhje që janë proklamuar përreth një dekadë”, pohon Ahmeti.

Problemi në veri, sipas Ahmetit, është një sfidë për shtetin e Kosovës.

“Ky problem është një sfidë për shtetin e Kosovës, por besoj që me një strategji të mençur, mund dhe duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështja e pjesës veriore të jetë nën ombrellën e sovranitetit të shtetit të Kosovës”, shton analisti.

Të enjten në veri të Kosovës është mbajtur përsëri një protestë, ku sipas Policisë së Kosovës, ishin rreth 1.500 pjesëmarrës.

Në protestë ka folur kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka vazhduar me propagandën e rrejshme serbe, duke fshehur qëllimin e vërtetë, për ndarje të Kosovës, dhe kinse sipas tij pa u përmbushur kushtet nuk do të hiqen barrikadat.

“Është e nevojshme të lirohet Milan Agjiç, Dejan Pantiç. Ju duhet të tërhiqni listat sekrete për arrestimin dhe kapjen e serbëve, të cilat i referohen pjesëmarrjes në protestat e qytetarëve nga shtatori i vitit të kaluar deri më sot. Kurti duhet ta tërheq policinë nga Kosova e veriut, të gjitha njësitë me armë të gjata. Pa u përmbushur këto kushte, nuk ka tërheqje të barrikadave”, ka thënë Rakiq.

Rakiç e ka thënë qartazi, se serbët po kërkojnë dëbimin e institucioneve të Kosovës nga veriu, dhe që çdo gjë ata ta kenë nën kontrollë, motiv për të cilin edhe i braktisën institucionet.

Analisti Faton Mehmeti, thotë se synimi kryesor i serbëve është formimi i asociacionit.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti duke komentuar deklaratën e kryeministres serbe për një konflikt me Kosovën, thotë se është provokim i radhës në një linjë me kërcënimet dhe provokimet e Vuçiqit.

“Deklarata e kryeministres serbe është provokim i radhës në një linjë me kërcënimet dhe provokimet e Vuçiqit. Krejt këto synojnë të nxisin shqiptarët e Kosovës për të nisur përplasjet në veri. Synimi kryesor i tyre është të paraqesin serbët në veri si viktima nga ku të kërkohet asociacioni si “garancë për mbrojtjen e tyre”, pohon Mehmeti.

Presidentja të jetë e gatshme të thërras për mobilizim

Kosova duhet të jetë e gatshme për çdo kërcënim, ka kërkuar Mehmeti, gjersa ka shtuar që presidentja të thërras për mobilizim.

“Kosova duhet të jetë e gatshme për çdo kërcënim, presidentja të thërras mobilizim në rast të çdo skenari për të dëshmuar qëndresë përballë kërcënimeve. Edhe pse Serbia nuk guxon të hyjë derisa është Amerika këtu me trupat e tyre, gjithsesi na takon neve të tregohemi të gatshëm për çdo rast, Serbia s’ka besë”, thekson Mehmeti.

Veriu i Kosovës tashmë ka hyrë në ditën e 14 të bllokimit, ndërsa dje ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Qeveria e Kosovës po pret që KFOR-i të veprojë sa më shpejt për heqjen e barrikadave të vendosura në veri.

Ministri Sveçla ka deklaruar se nëse është e pamundshme që barrikadat të hiqen nga KFOR-i, atëherë duhet të jepet njoftimi për pamundësinë e veprimit.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për heqjen e tyre.

“Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe presim që së ma parë të veprojnë nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo të themi që është rënduar. Po presim që sa më shpejt barrikadat të largohen. Në qoftë se kjo nuk ndodh, siç thashë kemi kapacitete që këtë gjë ta bëjmë vet”, ka deklaruar dje Sveçla në Mitrovicë.

“Ritheksojmë nevojën e heqjes së barrikadave. Kjo duhet të ndodhë sa më parë ose të njoftohemi për pa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat