Tomë Gashi tregon nëse mund të lirohet Pantiq/ Jep një paralajmërim për Vuçiqin!

Politika

Tomë Gashi tregon nëse mund të lirohet Pantiq/ Jep një paralajmërim për Vuçiqin!

Nga: M.Haziri Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 22:50
Avokati Tomë Gashi.

Tensionet në veri të vendit po vazhdojnë të jenë prezente, kjo sepse barrikadat nga serbët janë ende të palëvizura.

Kryeministri Kurti, në bisedime me KFOR-in janë dakorduar që këta të fundit të ndërmarrin masa mirëpo të njetit deri tani nuk kanë ndërmerr asgjë.

Në lidhje me këtë temë ka folur avokati Tomë Gashi.

Për “Bota sot”, ai tha që barrikadat mund të largohen pa problem nga policia jonë por ne me KFOR-in dhe Ambasden Amerikane vazhdojmë bashkëpunimin.

“Barrikadat mund të largohen pa problem nga policia jonë por ne me KFOR-in dhe Ambasden Amerikane vazhdojmë bashkëpunimin. Kështu i është lënë pak kohë që KFOR-i t’i largoj ato, nëse Serbia merr vesh gjuhen paqësore tonë dhe të bashkësisë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Më tej, avokati përmend edhe kërkesën e Vuçiqit për kthimin e policëve në Kosovë, e që tha mbetët vetëm ëndërr e Vuçiqit.

“Vuçiq mund të kërkoj në ëndrrat e tij çfarë të dojë po sa të jetë jeta këmba e policit e ushtarit serb nuk do të shkel në Kosovën shtet”, thotë avokati.

Ndërsa për lirimin e Pantiq, Gashi thekson që nuk mund të lirohet dikush vetëm për shkak të përkatësisë së tij nacionale.

“Serbët kërkojnë lirimin e një ish-polici të dyshuar për terrorizëm, ku ka në botë që dikush të kërkoj të lirohet dikush për shkak të përkatësisë së tij nacionale”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat