KFOR-i do zgjidhje me bisedime, analisti reagon ashpër: Skandaloze, nuk bisedohet me kriminelët

Politika

KFOR-i do zgjidhje me bisedime, analisti reagon ashpër: Skandaloze, nuk bisedohet me kriminelët

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 dhjetor 2022 Në ora: 09:09
Policia e Kosovës

Sot është dita e 15-të që kur serbët në veri kanë vendosur barrikada nëpër rrugë, si shenjë proteste pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.

Për heqjen e këtyre barrikadave, KFOR-i ka kërkuar zgjidhje përmes dialogut, ndërsa krerët institucionalë kanë bërë të ditur se po presin KFOR-in për t’i larguar, por edhe Policia e Kosovës ka kapacitete për këtë.

Situatë jo të mirë në veri, e shohin analistët politikë të cilët thonë se serbët e “luajnë lojën e djallit dhe lojën e zjarrit”.

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, thotë se situata në veri është krijuar nga regjimi i Beogradit në krye me Vuçiqin.

Sipas tij, Serbia dëshiron hise në Kosovë, do t’i ikë draftit franko-gjerman, sepse nuk e sheh veten të pozicionuar mirë aty.

“Situata këto ditë në veri nuk është aspak e mirë. Veriu është i rrethuar nga ushtria dhe xhandarmëria serbe në 28 pika qëndrimi, brenda dhe kriminelët e Vuçiqit si Radojçiq, Veselenoviq që janë edhe në listë e zezë të SHBA po e luajnë lojën e djallit, po e luajnë lojën e zjarrit, kanë vënë barrikada në rrugët kryesore të cilat e cenojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve. Këto banda edhe janë të armatosura, gjuajnë me bomba, shtinë në Policinë e Kosovë dhe plagosin. Atje qe 15 ditë, bëhen protesta nga qytetarët e manipuluar serb në mesin e të cilëve ka edhe kriminel të ardhur edhe nga Rusia me të vetmin qëllim që të tensionohet gjendja atje, për të krijuar bindjen se serbët janë të shtypur të cilët po detyrohen të shpërngulën me dhunë. Kjo atmosferë është si pasojë e arrestimit të policit, kriminelit dhe terroristit Pantiq që është arrestuar nga Policia e Kosovës, por është krijuar vetë nga regjimi i Beogradit në krye me Vuçiqin për të krijuar bindjen të bashkësia ndërkombëtare të kuptojë se në Kosovë diçka duhet ndryshuar, se duhet të bisedohet edhe për atë se çfarë po kërkon Serbia tash e 20 vite, pra hisen e saj në Kosovë. Por, në anën tjetër Serbia edhe sikur po i ikë draftit franko-gjerman për një marrëveshje gjithë përfshirëse, sepse nuk po e sheh veten të pozicionuar mirë në atë draft- marrëveshje”, pohon Maxharraj.

Ai i quan skandaloze deklaratat që të bisedohet me serbët për largimin e barrikadave, gjersa shton se KFOR dhe NATO duhet të ndërmarrin masa për heqjen e barrikadave.

“Rrethimi i hekurt me ushtri dhe xhandërmëri serbe në veri, bllokimi i rrugëve, ndalimi i lëvizjes së lirë i njerëzve dhe mallrave me automjete të rënda nga ata që qëllojnë në policinë e Kosovës dhe mbi policinë e EULEX-it është i palejueshëm dhe i papranueshëm. Janë të papranueshme edhe deklaratat skandaloze të disa ndërkombëtarëve nga BE dhe SHBA për heqjen e barrikadave, duhet të bisedohet me serbët e Kosovës. Po për çka të bisedohet me ata që vetë o kanë vendosur me derigjimin e Vuçiq, si të bisedohet me banditët dhe kriminelë e sojit të Radojçiqit, Veselinovoqit, Rakiqit etj., të cilët veç i zbatojnë urdhrat e Vuçiqit. Nëse ka mbetur që barrikadat të hiqen nga kriminelët kjo nuk do të ndodhë kurrë, sepse ata e duan veriun e rrethuar hermetikisht. Por, në këto rrethana teje të skajshme të situatës së brishtë të sigurisë në veri të Kosovës duhet të kujdesën dhe të përgjigjen ata që e kanë marrë mandatin nga OKB, pra KFOR-i por edhe nga NATO që të ndërmerr masa për heqjen e barrikadave, sepse është detyrë primare e tyre për të siguruar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në atë pjesë të vendit”, deklaron Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Duke folur rreth raportimeve, se mund të ketë një takim Kurti- Vuçiq në Bruksel, analisti thotë se Kosova duhet të mos shkojë në takim derisa nuk largohen barrikadat.

Sipas Maxharrajt, do të jetë e pa pranueshme dhe e dëmshme të dialogohet me dirigjuesin për vendosjen e barrikadave.

“ Këto ditë kanë lëvizë zëra se po planifikohet takimi Kurti- Vuçiq në Bruksel për të vazhduar dialogun. Kryeministri i Kosovës siç dihet kurrë nuk i ka bërë bisht dialogut, ai është futur në të me plot besim për një marrëveshje gjithëpërfshirës me njohjen e Kosovës në qendër, të cilën po e kundërshton Serbia me ngulm. Por, vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë duhet të kushtëzohet kësaj radhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk duhet të shkojë në dialog pa u hequr barrikadat në të gjitha rrugët ku ato janë vendosur. Po si të dialogohet me njeriun që vetë i ka urdhëruar vendosjen e barrikadave, dialogu nuk është për heqjen e barrikadave, nuk dialogohet për lirimin e kriminelit, terroristit Pantiq, s’ka dhe nuk mund të ketë kurrfarë kushte shtesë nga Kosova për heqjen nga që i kanë vendosur ose KFOR-i të kryej funksionin e tij. Kryeministri nuk duhet të shkojë në dialog me dirigjuesin për vendosjen e barrikadave, kjo është e pa pranueshme dhe e dëmshme për vetë Kurti dhe partinë e tij”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat