Shpërthimet, kërcënimet me luftë dhe barrikadat në veri: Juristi ‘zbulon’ arsyen kryesore të Aleksandër Vuçiqit: Po të duan SHBA...!

Politika

Shpërthimet, kërcënimet me luftë dhe barrikadat në veri: Juristi ‘zbulon’ arsyen kryesore të Aleksandër Vuçiqit: Po të duan SHBA...!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:44
Barikadat në veri

Tashmë kanë kaluar dy javë prej që situata në veri ka filluar të acarohet!

Grupet kriminale serbe të mbështetura nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, kanë bllokuar disa rrugë në veri.

Ata kaën vendosur barrikada e që është bllokuar edhe lëviza e qytetarëve.

Pas barrikadave janë mbyllur edhe dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka pasur shpërthime në veri, por edhe sulme ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Kfori dhe EULEX-i po qëndrojnë në atë pjesë, por barrikadat ende nuk janë larguar.

Serbët në anën tjetër po kërkojnë kushte, e njëri prej tyre është themelimi i Asociacionit.

Në lidhje me këtë çështje, juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, thotë se, politika ndërkombëtare dhe ajo perëndimore ende po i jepin përparësi dialogut për marëveshjen finale.

“Tash është një plan në tvolinë e që nuk dëshirojnë të prishin dialogun. Nëse do të iepet urdhër për të larguar barrikadat, do të ishte preteks që të largohet prej dialogut Serbia dhe kjo nuk korrespodon me politikën që e udhëheq BE. BE ka të drejtë, pasi ajo dhe SHBA shumë do ta pëlqenin që vet serbët dhe Vuçiqi t’i largojnë barrikadat në mënyrë paqësore”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Burjani thotë se nuk i heqin barrikadat dhe me këtë tregojnë a janë për marrëveshje, ajo.

“Kushtëzimi me asociacion nuk është synim i perëndimit, por i Aleksandër Vuçiqit për të ndalë zgjidhjen përfundimtare”, pohon Burjani.

Ai mendon se nëse Serbia i i heq vet barrikadat, përputhet me politikën perëndimore, gjë që, sipas tij, nuk e do Vuçiqi këtë.

“Pra, Serbia më mirë do të ishte t’i heq vet barrikadat, prandaj mendoj se politika me barrikada është për t’i ik zgjidhjes politike dhe marrëveshjes përfundimtare”, pohon ai.

Juristi shton se, kërcënimi me luftë i Serbisë është shmangie nga dialogu përfundimtar.

“Kërcënimet janë shmangie nga zgjidhja dhe do të ishte gabim të hiqen me dhunë barrikadat në këto momente vendimtare, sepse këtë e do Serbia që të largohet nga zgjidhja dhe të ia lë fajin ndërkombëtarëve dhe Kosovës. Prandaj mendoj se duhet të pritet edhe një kohë për të intervenuar. Pra BE dhe SHBA janë të mençur politikisht, pra presin... dhe po të duan për 3-4 orë i heqin krejt barrikadat”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat