Asociacioni ‘pika e nxehtë’ e dialogut, profesori me thirrje urgjente për deputetët, qeverinë dhe partitë politike!

Politika

Asociacioni ‘pika e nxehtë’ e dialogut, profesori me thirrje urgjente për deputetët, qeverinë dhe partitë politike!

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:01
Veriu i Kosovës

Tensionet në veri të Mitrovicës vazhdojnë të jenë të njejta.

Serbët për heqjen e barrikadave kanë kërkuar formimin e asociacionit.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Kosovë, por një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët të cilët knaë thënë se asociacionit duhet të formohet në bazë të kushtetutës ës Kosovës.

Juristi dhe profesori Muhmet Klemendi në një prononcim për “Bota sot” ka bërë thirrje që të kthehet në diskutim vendimi për asociacionin.

Sipas tij, deputetët me këtë rast duhet të marrin një vendim të ri për asociacionin.

“Ftohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, partitë politike në Kuvend, Kryesia dhe vetë Qeveria e Kosovës, që marrëveshjen për asociacioni e komunave serbë në Kosovë, të vitit 2013 dhe 2015, ta paraqesin në seancë plenare të Kuvendit për diskutim dhe vendim të ri parlamentar.

Kosova me Kushtetutën e vetë është shtet multinacional. Si shtet i tillë ndalohet çdo organizim një nacional, këtej edhe të vetë asociacionit apo të ndonjë forme tjetër politiko-juridike e organizimit të vendit të ndonjë nacionaliteti në Republikë. Asnjë komb nuk ka të drejtë në organizim shtetëror dhe as krahinor, në asnjë organizim nacional”, thotë ai.

Tutje, thotë se çdo organizim tjetër politiko-juridik mbi baza nacionale ndalohet, duke e theksuar se vendimi I Kuvenditi për Marrëveshjen e vitit 2013 është antikushtetues.

“Kosova është e të gjithëve. Vetëm si e tillë, përkatësisht si shtet multinacional, ekziston. Çdo organizim tjetër politiko-juridik mbi baza nacionale ndalohet. Këtu buron çështja pse kërkohet të dalë çështja në seancë parlamentare të Kuvendit të Kosovës për diskutim dhe vendim. Vendimi i Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e vitit 2013 është antikushtetues.

Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 kërkohet nga Kuvendi i Kosovës të refuzohen si marrëveshje antikushtetuese. Rrugë tjetër nuk ka”, përmbyll Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat