Zbulohet lidhja e Vuҫiq me krerët banditër të Listës Serbe në veri: E implikon edhe vrasja e kundërshtarit politik, Oliver Ivanoviҫ

Politika

Zbulohet lidhja e Vuҫiq me krerët banditër të Listës Serbe në veri: E implikon edhe vrasja e kundërshtarit politik, Oliver Ivanoviҫ

Nga: H.Orana Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:12
Veriu i Mitrovicës

Gjendja e krijuar me barrikadat e vendosura në veri po vazhdon ende, edhe pasi janë mbushur mbi dy javë. Serbët nuk po heqin dorë nga ky vendim, pavarësisht kritikave.

Këtë situatë të krijuar, njohësi i ҫështjeve politike dhe publicisti, Idriz Zeqiraj e quan si situatë të krijuar qëllimshëm nga Vuçiq.

“Situata e krijuar, qëllimshëm, nga Vuçiq, i cili bënë sikur është protestë vetanake e komunitetit serb në veriun e Kosovës, nuk e beson askush. Përkundrazi, ai është ekspozuar, pacipshëm, në të gjitha instruktimet, që u bënë krerëve banditër në veriun e Kosovës. Po ndodhë si me komandantët banditër të Kosovës, të cilët hartuan listat emërore të kundërshtarëve politikë shqiptarë,  duke urdhëruar ekzekutimin e tyre. Dhe, krerët komandues, u bënë vartës të bandave të tyre, duke i kalaveshur me poste, për t`u lënë dorë të lirë në hajni zyrtare, grabitjen e pasurive shoqërore e shtetërore, në vjeljen e haraçit masiv të përgjakshëm dhe pisllëqe tjera”, thekson Zeqiraj.

Image
Idriz Zeqiraj

Madje ai thotë se vrasja e kundërshtarit politik, Oliver Ivanoviq, gjthësesi e implikon presidentin Vuçiq.

“Andaj, ai mbron, madje, sforcueshëm, argatët e tij, Radojiçiq e Veselinoviq, me kompani, të lakuar për krimin e rëndë politik vrastar. Rrjedhimisht, Vuçiq, është i lidhur, pazgjidhshmërisht, me krerët banditër të Listës Serbe”, vlerëson ai.

Zeqiraj thotë për ‘Bota sot’ se, opozita aktuale, e frustruar dhe inferiore ndaj pozitës, ka humbur torruan, sensin e masës, duke shpërthyer në akuza hiç racionale, por edhe bollshëm shpifarake.

“Në vend që të kontribuojnë, për zgjidhjen e problemeve të krijuara, pikërisht, nga kjo opozitë, siç është asociacioni dhe "pronat" e Manastirit të Deçanit, ajo po bënë gjithçka që Kurti të dështojë, të dorëzohet, qeveria e tij të bie! "Ne do ta bënim asociacionin brenda javës", - thonë opozitarët grenellianë të Kosovës! Ky qëndrim kundra-kombëtarë duhet të ndryshojë. Përndryshe, historia do t`i ndëshkojë e turpërojë. Kurti dhe ekipi i tij qeveritar, duhet të ngulmojë në bashkëpunimin me opozitën, në veçanti, me specialistë të sigurisë, mbrojtjes, diplomacisë dhe fusha të tjera”, vlerëson publicisti Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat