Situata në duart e KFOR-it- Eksperti i sigurisë paralajmëron për veprime konkrete rreth heqjes së barrikadave në veri 

Politika

Situata në duart e KFOR-it- Eksperti i sigurisë paralajmëron për veprime konkrete rreth heqjes së barrikadave në veri 

Nga: A.SH  Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 16:54
Ushtarët e KFOR-it pranë barrikadave të ngritura nga disa serbë lokalë në Zubin Potok, 11 dhjetor 2022.

Ditën e diel KFOR-i u sulmua në veri. 

Sipas raportimeve, pati të shtëna afër një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok. 

Derisa sot misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se është duke e hetuar atë që e ka quajtur “incident jo-direkt zjarri”. 

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se deri tani KFOR ka mbledhur informacione për ngjarjen në veri për të marrë hapa konkret. 

“KFOR pas takimit me Kryeministrin e Kosovës mund të themi që do të marrin situatën edhe në aspektin operacional në dorë duke marrë vendim për të liruar rrugët që shpien në pikën 1 dhe 31 dhe kështu barrikadat të marrin mesazhin edhe nga mekanizmi ndërkombëtar i sigurisë. 

Deri më tani KFOR si reaguese e  ka bërë vlerësimin e situatës duke mbledhur informacione relevante që do t’i shërbejnë për të marrë hapa konkret duke pozicionuar dhe vlerësuar se cilat njësi duhet të marrin pjesë por edhe çfarë makinerie për të garantuar funksionalizim të aksionit në fjalë”, thotë ai. 

Image
Drizan Shala

 

Ai thotë se Kosova ka bërë edhe gabime që nuk është koordinuar me ndërkombëtarët. 

Por, Shala deklaron se pas kësaj situate duhet ta ndërrojmë diskursin e veprimit duke vendosur pika kryesore të stabilitetit politik në vend. 

“Institucionet e Kosovës deri në momentin që nuk kanë koordinuar veprimet kanë gabuar në nivelin politik, por edhe atë operacional ndërsa nga bashkërendimi i veprimeve patëm një lëvizje më të lehtë në pjesën e terrenit edhe të njësive tona të sigurisë duke mundësuar ndërrimet dhe kështu të mbahej operacionaliteti funksional. 

Ne pas kësaj situate duhet ta ndërrojmë diskursin e veprimit duke vendosur pika kryesore të stabilitetit politik në vend me gjithë akterët politik vendor dhe ati ndërkombëtar dhe kështu në fazën finale të marrëveshjes të jemi unik në arritjen dhe zbatimin e synimeve tona për interes të Republikes së Kosovës”, përfundon Shala për “Bota sot”. 

Kujtojmë se, Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark, për më shumë se 40 minuta kanë zhvilluar diskutim me kryeministri Albin Kurti, për situatën e fundit në veri të vendit. 

Këtë takim kryeministri Kurti e kishte paralajmëruar ditën e shtunë. 

 “Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet të kemi shumë shpejt pas saj një takim me komandantin e KFOR-it dhe unë si kryeministër, e në të cilën besoj që të sqarojmë gjithçka por, kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Nga ai takim të cilin presim që ta kemi me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjes besoj që do të sqarohet gjithçka dhe mund të ju japim përgjigje”, kishte thënë Kurti në konferencën e së shtunën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat