Nëse Vuçiqi do ta bënte këtë në Kosovë do të ishte tragjike për serbët! Ky hap i tyre parashihet si fundi i Serbisë!

Politika

Nëse Vuçiqi do ta bënte këtë në Kosovë do të ishte tragjike për serbët! Ky hap i tyre parashihet si fundi i Serbisë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 22:21
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Pas 20 ditë të barrikadave në veri, sot grupet kriminale serbe kanë filluar që t’i largojnë ato.

Gjatë këtyre ditëve në veri të Kosovës, ishte gjendje alarmante.

Deklaratat e politikanëve serbë ishin aq të forta sa që e bënë gati edhe ushtrinë për t’u futur në Kosovë.

Politikanët serbë me në krye presidentin Aleksandër Vuçiq, por edhe ministri i mbrojtjes dhe gjeneralët serbë thoshin se janë gati për të luftuar.

Madje ata ushtrinë e dërguan deri në Rashkë.

Megjithatë, duket se u zbrapsën nga deklaratat famoze të tyre.

Në lidhje me këtë çështje, juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani thotë se, Serbia nuk e sulmon Kosovën, pasi kjo do të ishte fundi i Vuçiqit.

“Nuk e besoj që Serbia dhe Vuçiq do të sulmonin Kosovën dhe KFOR-in. Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë fundi i Vuçiqit dhe i Serbisë”, shprehet Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se Serbia pas kësaj do të izolohej dhe do të përjashtohej prej të gjitha organizatave ndërkombëtare si dhe do t’i ktheheshin vizat.

“Do të ishte tragjike për serbët, dhe opinioni në Serbi tani është konfuz. Në një anketë të bërë në Beograd, 37% thonë se Kosova është e pavarur, 30% nuk deklarohen fare në pyetje, diku 33% ende mendojnë si në kohën e Millosheviqit”, shton ai.

Ai pohon se serbët nuk hyjnë në luftë sikurse në vitet e 90-ta.

“Serbia shumë mirë e di se çka i gjenë. Kërcënimet e Vuçiqit janë shfaqje teatrale që nuk përputhen më me opinionin publik”, thotë Burjani.

Jursiti pohon se Vuçiqi ka televizione nën kontroll në Serbi dhe ato televizione merren me propagandën dhe shpërndarjen e propagandës që vlerësohet luftë nxitëse dhe proruse.

“Serbia po të bëjë diçka të ngjashme do të përjetojë sanksione edhe më të ashpra kundër saj. Vuçiqi është tip emotiv dhe politikan i rrejshëm më tepër nacionalist dhe emocional se sa protagonist. Pra politikani duhet të jetë kreativ që ai nuk është, pragmatik dhe që nuk është ai dhe jo i guximshëm”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat