Situata e tensionuar në veri, eksperti i sigurisë kërkon dorëheqjen e disa ministrave

Politika

Situata e tensionuar në veri, eksperti i sigurisë kërkon dorëheqjen e disa ministrave

Nga: Nehat Shaqiri Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 18:32
Drizan Shala

Pas tre javëve në veriun e Kosovës, ka filluar të qetësohet situata.

Tashmë janë larguar të gjitha barrikadat që ishin vendosur nga grupet kriminale serb atje.

Ishin vet serbët që pastaj i liruan rrugët pas urdhrit të Aleksandër Vuçiqit.

Situata ishte aq e tensionuar se që grupet kriminale serbe ishin gati për të luftuar kundër shqiptarëve por edhe KFOR-it.

Për këtë çështje, eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se, konflikti si term mund t’i atribohet edhe situatës në veri nga një prizëm të kontekstit "lufta hibride" e cila në rend të parë ka krijimin e hapësirës për t’u implementuar një mori elementesh.

“Grupet e organizuara kriminale bazament i kërcënimit të brendshëm. Përdorimi i elementeve të sistemit ushtarak/policor si bazament të një kërcënimit të jashtëm”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, Serbia në dy dokumente të saj ka atë strategji kombëtare dhe të mbrojtjes ka vendosur dy orientime.

“Shteti i Serbisë do i mbrojë të gjitha interesat e qytetarëve të saj që jetojne jashtë territorit të saj duke përdorur gjithë instrumentetin e shtetit. Shteti i Serbisë do e mbrojë terësin territoriale dhe kushtetueshmërinë e saj (dhe dihet në këtë pjesë Kosova ende figuron si pjesë të saj)”, thekson ai.

Shala kritikon edhe institucionet e vendit për situatën në veri.

“Pra shihet një tendencë që problemet e brendshme të përditshmërisë institucionale në vend në rrethanat si jemi bazuar në shum mangësi institucionale duke filluar nga Kushtetuta e tutje ka vë para një aktit të kryer dhe mundësinë e veprimeve nga mekanizamt relevant si pasojë e lënjes së hapësirës ligjore për të vepruar edhe kundër tendencave politike sabotuese të Serbisë brenda subjektit politik të saj Lista Serbe”, thotë Shala, i cili kërkon edhe dorëheqjen e disa minsitrave.

“Qeveria e tanishme duhet të ndërrojë diskursin duke shkarkuar disa ministra të cilët më veprime të tyre dëmtuan proceset shtetformuese e cila ka ndodhur që nga 2008 e tutje në raport me veriun”, përfundon eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat