Barrikadat u hoqën/ Profesori: Kjo është shpresa e vetme e dialogut përfundimtar

Politika

Barrikadat u hoqën/ Profesori: Kjo është shpresa e vetme e dialogut përfundimtar

Nga: A.Shaqiri Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Barrikadat në veri janë larguar. Të gjitha rrugët tashmë janë të kalueshme për qarkullim.

Siç duket ka ardh koha që të dialogohet për marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Në Kosovë, do të vijnë për vizitë përfaqësuesit e planit franko-gjerman.

Kurse, presidenti serb ka paralajmëruar se do të ketë trysni nga ndërkombëtarët për marrëveshje me Kosovën.

Profesori Sulejman Mehazi ka thënë se barrikadat u larguan por mbetën kriminelët e lirë në veri. Sipas tij, derisa në dorë e ka këtë punë Vuciqi, ai asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën.

Image
Profesori Sulejman Mehazi

“Barrikadat në veri u larguan, por kriminelët serbë mbetën të lirë dhe sa herë që të ju kujtohet përsëri do barrikadojne veriun, Kosova e qeveria e saj nuk sulmohet nga barrikadat, por nga bandat kriminele të Vuçiqit, po qe se nuk kapen e burgosen Radoiçiqat dhe Veselinoviqat që rrezikojnë Kosovën atëherë çdogjë është e kot dhe nuk do ketë kurrëfarë përparimesh dialoguese në mes Kosovës dhe Serbisë edhe gjatë vitit 2023. Derisa presidenti i Serbisë, Vuçiqi, i ka në dorë dhe dirigjon krimelët serbë të veriut nga Beogradu ai kurrë nuk do pajtohet për njohjen e Kosovës, përkundrazi grupet kriminele serbe të veriut do t'i japin krah për të mohuar e cenuar kufijtë e Kosovës”, thotë ai.

Tutje, profesori thotë se nëse kapen kriminelët, atëherë presidenti serbo do të detyrohet të pajtohet me marrëveshje reciproke.

“Përshpejtimi i marrëveshjes për njohje reciproke do vijë vetëm nëse kapen e burgosen krimelët serbë që veprojnë brenda veriut, mu atëhere presidenti i Serbisë Vuçiqi do detyrohet të pajtohet për një marrëveshje njohjesh reciproke, për ndryshe jo që nuk do ketë biseda përfundimtare brenda 2023, por do kalojnë edhe shumë e shumë vite e situata politike do mbetet e njëjte e amorfe. E vetmja shpresë e dialogut përfundimtar Kosovë-Serbi është vendosmëria projektuese franko-gjermane, për ndryshe Kosova do mbetet peng e kriminelëve serbë të veriut”, përfundoi ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat