Viti 2022 sfidues sigurie, eksperti paralajmëron: Ja çka do të ndodhë në 2023 me targa e barrikada

Politika

Viti 2022 sfidues sigurie, eksperti paralajmëron: Ja çka do të ndodhë në 2023 me targa e barrikada

Nga: N.E Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 17:05
FSK

Viti 2022 është konsideruar sfidues sa i përket fushës së sigurisë, thonë ekspertët e sigurisë.

Sipas tyre, targat, barrikadat e sulme e kanë bërë sfidues vitin që po e lëmë pas.

Hajrullah Tërnava në një prononcim për ‘Bota sot”, ka thënë se frika e Serbisë e sidomos kryetarit të saj ka kontribuar në situatë tepër acaruese.

Sipas tij, me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit është vërejtur disponimi negativ i Vuçiqit.

“Në përfundim të këtij vitit 2022 tani mund të konstatojmë një vit sfidues sa i përketë çështjes së sigurisë, sepse frika e Serbisë e sidomos të kryetarit të saj Vuçiqit, nga pushtetit i Kurtit i ka kontribuar kësaj situatës tepër të acaruar, sa që shumë parashikues- analist politik e parashihnin edhe konflikt luftarak mes këtyre dy shteteve, sepse me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit qartë është vrejtur disponimi negativ i Vuçiqit i cili tërë kohën e thoshte dhe më tutje e thotë se me Kurtin nuk mund të bisedojmë për qëllimet e Serbisë, për ndërrim të territoreve, e sidomos për katër komunat e veriut të Kosovës, e që me disa kryeministra në të kaluarën ishin dakorduar që ndërrimi do të ndodhte. E, sidomos me ish- kryeministrin Hashim Thaçi, pastaj president i Kosovës dhe Isa Mustafa kryeministër i Kosovës dhe me përkrahjen parmanente të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë që edhe sot e tani bënë çmos për t’i arritur ato qëllime”, ka deklaruar Tërnava.

Tërnava vitin 2023 e sheh me marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, viti 2023 nuk do të ketë barrikadime.

“Tani për vitin në ardhje do të ishte aktuale që të vihet deri te marrëveshjet që në bisedime e sipër do t’i arrinë përfaqësuesit e dy shteteve Serbi- Kosovë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve e që është kombinim që të jetësohet asociacioni i komunave serbe, e që pritet që të bëhet dakordimi i kompentencave që duhet të vendosin përfaqësuesit e dy shteteve në fjalë. Në vitin në ardhje pritet të arrihen marrëveshje të rëndësishme për shtetin e Kosovës, por jo edhe barrikadime sikur që ndodhën vitin që po e lëmë pas, sepse tani me ato u nënkuptua që po ndodhin me veprimet e shtetit serb. Sovranitetin e territorit të Kosovës e garanton KFOR-i si pjesë përbërëse e NATO-s, prandaj edhe që pati barrikada të ndryshme në ato anët e veriut, e pastaj edhe në Merdare e Kushumli, nga ana e Serbisë me urdhrat e Vuçiqit, prapë se prapë u larguan nga ana e Serbisë”, ka pohuar Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

 

Barrikadat në veri të Kosovës, ishin vendosur nga një grup i serbëve pas arrestimit të ish- policit serb i cili pas 19 ditësh u lirua dhe bëri që të largohen edhe barrikadat.

Sipas Tërnavës, me këto veprime u kuptua se i bënë regjimi serb në krye me Vuçiqin.

“Me këto veprime është kuptuar edhe nga ana e vet popullatës serbe që jetojnë në ato pjesë të veriut, e sidomos nga ana e ndërkombëtarëve se kush po i barrikadon ato pjesë dhe me rëndësi që popullata serbe edhe vetë po deklarohet dhe po dinë se të gjitha këto pengesa dhe acarime po i bon regjimi serb në krye me Vuçiqin që është e rëndësishme edhe për popullin serb në tërësi ta kuptojnë këtë realitet për një bashkëjetesë të rehatshme me popullin shqiptar. Arritja e marrëveshjes për targa është një proces i marrëveshjeve të dy qeverive për qetësimin e situatave mes dy shteteve dhe të jetësimit të ligjeve të Kosovës në territorin e saj, gjë që me këtë qeveria Kurti po insiston t’i kthehet dinjiteti shtetit të Kosovës që të gjithë qytetarët e Kosovës t’i përmbahen kushtetutës së shtetit dhe që të gjitha veturat të regjistrohen në përputhshmëri me ligjet e saj pavarësisht cilit popull i takojnë ato vetura dhe në të cilat pjesë të territoreve ata jetojnë. Prandaj, 2023 duhet të jetë një vit i suksesshëm për të arriturat e Kosovës, sa i përket marrëdhënieve me Serbinë”, ka theksuar Tërnava.

Se si do të jetë viti i ardhshëm në aspekt sigurie, Tërnava e parashikon një vit ku përfundon konflikti i stërzgjatur.

“Viti i ardhshëm 2023 duhet në bazë të rrethanave dhe zhvillimeve të politikave ndërkombëtare e sidomos të luftës mes Rusisë dhe Ukraninës në përkrahje të Rusisë është vetëm Serbia, e që numri i madh absolut i shteteve demokratike të botës janë në përkrahje të Ukrainës, e që edhe Kosova e mbështetë luftën e Ukrainës, prandaj pritet që përfundimisht ky konflikt i stërzgjatur me Serbinë, të përfundojë ashtu si është e drejta ndërkombëtare dhe këto dy shtetet ta njohin pavarësinë reciproke mes këtyre dy shteteve, e kjo mund të arrihet me ndërmjetësimit të Amerikës e cila na ka ndihmuar edhe për tu çliruar si dhe shteteve mike siç është Gjermania, Anglia, Franca dhe shumë shteteve tjera të BE-së që duhet t’i hapin kufijtë e BE-së, edhe për disa shtete të Ballkanit që tani kanë mbetur ashtu si të izoluara, prandaj sa më parë të ndodhë kjo e drejtë ndërkombëtare, edhe rehatia e botës do të ishte më stabile”, ka përfunduar Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat