Kërkohet pezullimi urgjent i anëtarësimit të Serbisë në BE, vjen paralajmërimi: Do të krijohen përçarje të mëdha!

Politika

Kërkohet pezullimi urgjent i anëtarësimit të Serbisë në BE, vjen paralajmërimi: Do të krijohen përçarje të mëdha!

Nga: A.Morina Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:29
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Serbia vazhdon të mbajë qëndrim neutral për luftën në Ukrainë dhe nuk po vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Duke mos mjaftuar kaq, shteti serb ne vazhdimësi provokon situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor me kërcënimet e saj.

Së fundi, ishte Kosova, vendi ynë që nuk gjente paqe nga provokimet serbe.

Bandat kriminale serbe kërcënuan, sulumuan, shpërthyen bomba-shok, madje dhe vendosën barrikada në pikat kufitare, me që rast bllokuan lëvizjet.

Bazuar në këto zhvillime, ngrihet pyetja në rast se do të duhej që të pezullohej procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE.

Për këtë çështje, për gazetën “Bota sot” foli politologu bullgar, Anton Pançev.

Së pari, ai tha se ka shumë arsyje që do duhej të pezulloheshin negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE.

Sipas tij, shteti serb është shumë agresiv në politikën e saj, por zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk po reagojnë në mënyrën e duhur.

Image
Politologu bullgar, Anton Pançev.

“Ka shumë arsye që Serbisë t’i pezullohen jo vetëm negociatat për anëtarësim, por edhe Beogradi të kthehet prapa në këtë proces – politika agresive e Beogradit ndaj Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi, pastaj e kemi mbështetjen faktike serbe për Rusinë, kemi edhe politikën shtypëse të Serbisë ndaj pakicave në këtë shtet. Serbia është shumë agresive në politikën e saj, por zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian nuk reagojnë në mënyrën e duhur, sepse në Bruksel dominon fryma e zgjerimit mekanik të Unionit – të plotësohen shumë kritere teknike, pa u përqendruar mbi jetësimin real të vlerave të BE-së në shtetet dhe në shoqëritë përkatëse”, deklaroi Pançev.

Më tej, politologu bullgar potencoi se hyrja e shteteve të pareformuara, madje edhe vazhdimi i negociatave me to, si është rasti i Serbisë, vetëm e dëmtojnë BE-në.

“Në Bruksel mendojnë se me shtimin e numrave të shteteve anëtare Bashkimi Evropian do të përforcohej, por kjo është një qasje shumë e gabueshme. Në BE duhet të hyjnë shtete, në të cilat vlerat evropiane – të drejtat e njeriut, marrëdhëniet paqësore me shtetet e tjera, ruajtja e trashëgimisë kulturore, luftimi i doktrinave raciste dhe nacionaliste etj. – janë rrënjosur thellë në shoqëritë e tyre. Hyrja e shteteve të pareformuara, madje edhe vazhdimi i negociatave me to, si është rasti i Serbisë, por edhe ky i Maqedonisë së Veriut, vetëm do të dëmtojë vet Bashkimin Evropian, sepse do të futen përçarje dhe mosmarrëveshje të thella brenda Unionit” u shpreh Anton Pançev për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat