Deklaratat për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Bidenit i vjen kërkesa e fundit - kërkohet largimi i ambasadorit Hill!

Politika

Deklaratat për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Bidenit i vjen kërkesa e fundit - kërkohet largimi i ambasadorit Hill!

Nga: A.SH Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:57
Joe Biden dhe Christopher Hill

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se i vjen keq për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 për ta çliruar Kosovën.

“Më duhet t’ju kujtoj se ka ndodhur 23 vjet më parë. Është njësoj sikur në vitin 1968 të flasim për ngjarjet e vitit 1945. Mua personalisht më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë. Por në një moment njerëzit duhet të kthehen drejt së ardhmes, për të ecur përpara. Të përpiqesh të mësosh diçka nga e kaluara, por jo të jesh peng dhe skllevër i së shkuarës. Erdha këtu pas 23 vitesh, me shpresën se mund të bëjmë shumë më tepër së bashku. Ne ndajmë disa nga vlerat dhe pikëpamjet e njëjta për botën dhe mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë, dhe jo në diçka që ka ndodhur 23 vjet më parë”, ka thënë Hill.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka thënë se ka kohë që ky ambasador po merr qëndrime kundër Kosovës.

Ai thotë se Hill po del të jetë një antishqiptar i cili po mban anën e agresorit, Serbisë.

“Dihet se gati i tërë ekipi i ish-presidentit Donald Trump ishte kundër bombardimit te SHBA-me aleat me aleatët perëndimor e cila pasoj pas krimeve, gjenocidit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Kësaj katrahure idioteske kësaj radhe iu bashkua me skandalin e tij diplomatik edhe mjerani ambasador i SHBA-ve në Serbi Christopher Hill i cili haptas qe sa kohë që është ambassador në Serbi pa fije turpi dhe kundër qëndrimeve të SHBA po e luan lojën e servilit të presidentit fashisto-çetnik Aleksandër Vuqiç.

Ky mjeran po del në esencë një antishqiptar i përbetuar. Ai sot në vigjile të Vitit të Ri në një intervistë për Telegramin Serb haptas pa fije turpi deklaroi se: “I vjen keq për bombardimet e NATO-s ne vitin 1999 për ta çliruar Kosovën”, do të thotë se ai ka qenë kundër bombardimeve dhe çlirimit të Kosovës.

Kjo e vërteton edhe qëndrimi i tij në Konferencën e Rambujes i cili tani thotë: “Roli im në Rambuje ishte të përpiqesha që Kosova të rifitonte shkallën e autonimisë qe e kishte në të kaluarën. Rambueja nuk u mor me pavarësinë e Kosovës”. Kjo është një rrenë e tij e kulluar e tij, sespe delegaionin e SHBA e udheheqte ish-sekretarja e shtetit Medlin Olbrajt e cila angazhohej kryekëput për pavaresinë e Kosovës nga Serbia fashosto-çetnike”, shprehet profesori.

Maxharraj ka bërë thirrje urgjente që Joe Biden të merret me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

“Qëndrimet e tij pro-serbe dhe antishqiptare po vërehen haptas që nga koha kur ai erdhi si ambasador në shtetin çetnik serb duke i dale në krah haptas Aleksander Vuçiqit.

Edhe qëndrimi i tij në kohën tri javore të barrikadave në veri të Kosovës të vendosura nga kriminelët dhe bandat serbe ishte tërësisht proserb. Por, edhe kur ai u pyet ne këtë intervistë për Telegramin serb se a q ndron ”Wangner” prapa barikadave?

Ai pa fije turpi, tha;”S’jam zëdhenës i Albin Kurtit”. Por ,nuk është zëdhënes i Albin Kurtit por është katërcipërisht zëdhënës i fashist-çetnikut presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Nuk do mend se sjellja e tij kundër qëndrimeve të SHBA-ve, kundër qeverisë së tij është një “non-sens par exlelence”.

Më këtë njeri cili aksidentalisht është ambasador i SHBA-ve në Serbi duhet që urgjentisht të merret departamenti i shtetit të SHBA-ve e në veçanti personalisht presidenti Joe Biden, sa nuk ia ka marrë fytyrën Amerikës edhe më shumë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat