Vjen paralajmërimi i fuqishëm nga profesori: EULEX dhe BE kanë fakte të bollshme për të parë se si u rrezikua Kosova....!

Politika

Vjen paralajmërimi i fuqishëm nga profesori: EULEX dhe BE kanë fakte të bollshme për të parë se si u rrezikua Kosova....!

Nga: A.SH Më: 1 janar 2023 Në ora: 15:27
Foto gjatë bllokimi të rrugëve në veri, barrikadat në Rudarë.

Vitin që lamë pas u karakterizua me shumë ngjarje në Kosovë. Ndër to dhe më e rrezikshjma ishin tensionet në veri të Kosovës.

Derisa, për arrestimin e një ish polici në veri, serbët atje vendosën barrikada duke bllokuar keshtu lëvizjen e lirë të qytetarëve në ato zona.

Por, pas shumë përpjekjeve dhe thirrjeve për uljen e tensioneve nga ndërkombëtarët, ish polici serb i akuzur për terrorizëm u lira, dhe me këtë rast u larguan edhe barrikadat në veri.

Profesori Muhamet Kelemndi në një prononcim për “Bota sot” situatën e lidh me punësimet që janë bërë pa konkurs dhe në emër të marrëveshjeve të bëra u futën në polici, nëpër administratë, në prokurori dhe në gjykata, kryesisht njerëzit e ish regjimit serbomadh, që vepronin në Kosovë nëpër organet ilegale paralele serbe.

“Dorëheqjet nga pushteti, qoftë në mënyrë kolektive, qoftë individuale, janë fakte juridike që e përfundojnë raportin e punës me organet ku ka punuar.

Dorëheqja është akt juridik ekzekutues. Futja e serbëve në organet e Kosovës pa konkurs ka treguar mossukses të madh.

Në emër të marrëveshjeve u futën në polici, nëpër administratë, në prokurori dhe në gjykata, kryesisht njerëzit e ish regjimit serbomadh, që vepronin në Kosovë nëpër organet ilegale paralele serbe. Kjo formë e punësimit krijoj vartësi të plotë të organeve në katër komunat (shih: Mitrovicën veriore, Zubin Potokun, Zveçanin dhe Leposaviçin) në veri nga shteti serb. Nëpër organe u futën në punë kriminel, elemente çetnike, banditeske, serbo-neofashite, si dhe shumë forca që vetëm petkun e kishin të shtetit të Kosovës, sepse vepronim kryesisht kundër Republikës, në favor të shpërbërjes së shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, kjo i kushtoj shumë Kosovës, andaj për sjelljen e Serbisë, BE dhe ELUEX kanë fakte të bollshme, për të vepruar ndaj tyre.

Marrëveshjet u shfrytëzuan nga Serbia për punësimin e njerëzeve të vet në pushtetin e Kosovës.

Kjo i kushtoj shumë Kosovës. Marrëveshje për punësim individual a kolektiv nuk duhet të bëjë Prishtina me askënd. As me Serbinë, as me serbët çetnik të veriut, me asnjë organ, pavarësisht se kush e kërkon këtë punësim.

EULEX dhe UE kanë fakte të bollshme për të parë se si u rrezikua Kosova pikërisht nga strukturat e tilla çetnike të udhëhequra nga Beogradi. Këta dhanë dorëheqje. Vendosën bllokada nëpër rrugë. Organizuan grupe kriminale të armatosura dhe sulmuan policët e Republikës, qytetarët e pafajshëm dhe edhe KFOR-in. Edhe sot nuk janë kapur krininelët serb që patën vrarë dy policët e EULEX-it dhe policin shqiptar (Heroin e kombit, Zyberin) në detyrë shumë vite më parë. Edhe tash u lëshua krimineli serbomadh nga paraburgimi. Në këtë mënyrë u shkel ligji në fuqi. U akuzua për terrorizëm dhe iu dha arrest shtëpiak. Askund kështu kundër të dyshuareve terrorist nuk veprohet.

Se këndejmi, punësimi kërkohet të bëhet me konkurs. Në këtë formë plotësohen kushtet ligjore dhe krijohen organet kompetente të Republikës. Pa konkurs nuk ka punësim", përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat