“Serbia është e pabesë, barrikadat mjet presioni”/ Vjen paralajmërimi, ky është qëllimi kryesor i saj

Politika

“Serbia është e pabesë, barrikadat mjet presioni”/ Vjen paralajmërimi, ky është qëllimi kryesor i saj

Nga: A.SH Më: 2 janar 2023 Në ora: 14:14
Foto gjatë bllokimi të rrugëve në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për “Die Welt”, ka kërkuar shtim të forcave të KFOR-it në Kosovë.

“Një rritje e konsiderueshme e numrit të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonin sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.

Analisti politik Faton Mehmeti në në prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia asnjëherë nuk ka heqë dorë nga synimet e saj.

Sipas tij, qëllimi i saj dhe eventual është ndarja e Kosovës.

“Serbia nuk ka heq dorë nga synimet e saj, këtë gjë e thonë çdo ditë. Barrikadat janë mjet presioni, jo qëllim në vetvete për Serbinë. Qëllimi është pushtimi, eventualisht ndarja. Andaj, nuk duhet relaksuar nga heqja e barrikadave”, ka thënë ai.

Derisa, për deklaratën e kryeministrit Kurti thot se, është reale dhe e duhur, sepse Serbia e pret mundësinë e parë për pushtim.

“Kosova duhet të armatoset sa më shumë, krahas saj të ketë shtim të ushtarëve të KFOR-it në veçanti në veri, Serbia është e pabesë, deklarata e Kurtit për shtim të ushtarëve është reale dhe e duhur. Kurti po pasqyron gjendjen e vërtetë në vend. Serbia pret mundësinë e parë për pushtim, armiku po armatoset, kujdes duhet pasur çdo moment. FSK të armatiset deri në dhëmb”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat