“Serbia e di që kot kërcënon me ushtri dhe me luftë”- Oficeri i UÇK-së tregon pse zgjidhja e dialogut është në dorën e BE-së

Politika

“Serbia e di që kot kërcënon me ushtri dhe me luftë”- Oficeri i UÇK-së tregon pse zgjidhja e dialogut është në dorën e BE-së

M.Lakna Nga M.Lakna Më 2 janar 2023 Në ora: 18:28
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Ndonëse janë hequr barrikadat e vendosura nga bandat kriminale serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, retorika kërcënuese e politikës serbe ndaj Kosovës ka vazhduar.

Kërcënimet për tërheqje të njohjeve nga disa shtete që e kanë njohur Kosovën, e kërkesa të kryeministrit Albin Kurti për shtim të forcave të NATO-s në Kosovë kanë vijuar edhe në ditët e para të vitit që sapo kemi hyrë.

Lidhur me këtë çështje, për gazetën “Bota sot”, foli oficeri i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Image
Hafir Hoxha

Ai tha se shumë “ politologë e analistë” shqiptarë debatojnë dhe bëjnë zhurme çdo dit në emisione, debate politike, por rregullisht për shkak të njohurive të tyre të vogla apo edhe me qëllime të caktuara nuk kanë analiza të shëndosha dhe reale për këto probleme .

Ata rregullisht aksentin e kanë tek moskuptimet ose dobësitë menagjuese të liderëve politik shqiptar të situatës, garë kryesore paraqitet konfliktet tek interesat e ngushta partiake dhe mes liderëve Pozitë: Opozitë, prandaj edhe ata “analistë” të infektuar ose të rreshtuar në njërën anë bëjnë spektakle dhe propagandë në ato debate duke e ulë në nivel tepër të ulët lirin e të shprehurit, mënyrën e komunikimit, debatit dhe të kritikuarit . Ato emisione marrin karakter garues kush flet më shumë, kush kritikon dhe ofendon më shumë është më i “fortë” e që në realitet populli i ka kuptua edhe këto mënyrat komunikimit dhe kan humbë vlerën e debateve të dinjitetshme politike me arsye dhe përmbajtje dinjitoze dhe të vërtet”, ka thënë Hoxha.

Bazuar në këtë, ai ka bërë një analizë për “Bota sot”, lidhur me mobilizimin e trupave të armatosura të Serbisë në jug të saj dhe destabilizimin në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e Kumanovës, Serbisë i është lënë hapësirë për të shpresuar se mundet të ketë rishqyrtim për prezencën e Forcave Ushtarake Serbe në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, sipas rezolutës 1244.

Nga përfundimi i luftës vitin 1999 me nënshkrimin e marrëveshjes në Kumanovë me KFOR-KOSOVË-SERBI, Serbisë ju ka lënë e mundur një arsye si “karotë”, lloj shprese se mundet të ketë rishqyrtim për prezencën e Forcave Ushtarake Serbe në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë me rezolutën 1244, prandaj kjo është e vetmja fije legjitime politike që Serbia mbahet për të në çështjen e Kosovës, por nuk dëshiron ta pranojë se kjo rezolutë është karotë për të që Serbia të heq dorë nga Rusia dhe të bëhet anëtare e NATO -s ku dhe është synimi final i intervenimit ushtarak te NATO-s vitin 1999 në Ballkan që të hiqet ndikimi Rus aty dhe deri kjo nuk ndodhë detyra intervenuese e NATO-s vitin 1999 nuk përmbyllet me sukses në Ballkan .

Edhe pse në dokumente zyrtare të Kosovës nuk figuron askund ku mundet një qytetar i saj të deklarojë përkatësin e tij etnike (shqiptare, turk’ malazez, serb, ashkali etj ) e që kjo paraqet shkelje serioze të të drejtave të njeriut të mos kesh të drejt të deklarohesh për kombësinë tënde! Supozohet se në Kosovë në bazë të të dhënave të më hershme jetojnë 100.000 deri 120.000 serbë.”, ka thënë Hoxha.

Oficeri i UÇK-së, thotë se politikanët e Kosovës nuk dinë t’i përdorin si fakte pozitive jetën dhe relacionet mes serbëve dhe shqiptarëve në pjesën e Kosovës ku Serbët nuk manipulohen nga Serbia dhe nuk kanë as një problem me shqiptarët dhe me shtetin e Kosovës.

“Shumica e madhe 3/4 të këtyre Serbëve jetojnë në Kosovë në relacione shumë të mira me fqinjët e tyre shqiptarë, kurrë as një ekses apo konflikt mes serbëve dhe shqiptarëve nuk kemi pasur.

Pra, Serbët aty kanë pranuar të kujdesën për jetën dhe ekzistencën e tyre njëjtë sikur edhe shqiptarët, pa u politizuar dhe jetojnë pa asnjë problem mes tyre !

Kjo flet se shqiptarët si shumicë nuk kanë as një lloj arsye të kundërshtojnë ekzistencën e serbëve aty dhe se i respektojnë dallimet mes tyre .

Afër 30.000 serbë që janë koncentruar të jetojnë në Veri të Kosovës diku me një sipërfaqe shumë të vogël afër 1.800 kilometra katrorë që nga pavarësia e Kosovës vitin 2008 ata mundohen ti mbajnë lidhjet institucionale me Serbinë / Beogradin duke punuar në shëndetësi, arsim etj. me investime dhe plane Serbe !

Në të njëjtën kohë ata përfitojnë edhe nga pala Kosovare ku janë punësuar në Polici, në institucione të Kosovës nga të cilat paguhen dhe në realitet kurrë nuk është ditë se kush sa kujt i jep më shumë llogari nga ta Beogradit apo Prishtinës por dihet se paguhen nga dy palët për të njëjtën punë!”, ka nënvizuar ai.

Më tej, Hoxha ka thënë se, Beogradi rregullisht investon tek ata shumë pak njerëz të cilët i paguan dhe faktikisht ka mundësi t’i shantazhojë dhe t’i detyrojë të dalin në protesta, barrikada etj, po nuk e bëjnë atë, atyre do të u ndalen pagesat financiare nga Serbia dhe logjike qe ata pak Serbë detyrohen të veprojnë sipas kërkesave të Beogradit .

“Shumica e aty 30.000 serbëve në Veri të Kosovës nuk janë për barrikada , për manipulime dhe maltretime politike nga Beogradi, shumica tyre dëshirojnë të jetojnë njëjtë sikur Serbët në pjesët tjera të Kosovës pasi e dinë që asnjë rrezik nuk e kanë nga fqinjët e tyre shqiptarë, përkundrazi kanë përfitime tregtare sepse Serbët më lehtë do t’i sillnin mallrat Serbe në Kosovë .

Këtë integrim të plot të serbëve Serbia nuk e dëshiron prandaj i mbajnë peng serbët në veri ku me “patriotizën dhe nacionalizëm“ të rrejshëm i fitojnë zgjedhjet edhe atje në Serbi.

Për çështje politike , për poenë partiak edhe pala Kosovare e përdor veriun e Kosovës dhe aty mbahet më gjallë çështja e nacionalizmit dhe patriotizmit ku nuk sjellin gjera pozitive shumë në vend por shërbejnë për balancime mes partive politike në zgjedhje”, ka shtuar ai.

Andaj sipas tij, kërcënimet e Serbisë me luftë e ushtri janë të kota, pasi nuk ka logjikë që të ndodhë një gjë e tillë.

“Pra problemi nuk është serioz , Serbia e di që kot kërcënon me ushtri dhe me luftë pasi deri tek një luftë e tillë nuk ka logjikë dhe është tërësisht e pa logjikshme për Serbinë të ndodhë ajo!”, ka shtuar ai.

Hoxha është shprehur se problemi kryesorë është këtu tek BE, i cili e kontrollon këtë pjesë të Evropës e ka përfaqësuesin e vet, por nuk ka oferta serioze për asnjërën palë për të tejkaluar këtë problem.

“Janë 5 shtete anëtare të BE që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që rregullisht i qojnë shpresë Serbisë të mos dorëzohet dhe të kërkon diçka shtesë nga Kosova , dhe BE nuk po mundet me i ofrua Serbisë akomodim, hyrje në BE pa hequr dorë nga problemi me Kosovën.

Në anën tjetër BE i ka premtuar Kosovës heqjen e vizave për udhëtime jashtë vendit por rregullisht ato anëtare që nuk e njohin Kosovën e besa edhe Franca dhe disa shtete tjera nuk po arrijnë në pikën e duhur kur munden të hiqen vizat për Kosovare .

Pra problemi është më shumë i BE dhe i OKB -se të cilët tani nuk po kanë oferta te reja konkrete për dy palët , për Kosovën dhe Serbin që ti tejkalojnë këto probleme”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat