“Virusi i Vetëvendosjes”/ Profesori “godet” Isa Mustafën

Politika

“Virusi i Vetëvendosjes”/ Profesori “godet” Isa Mustafën

Nga: A.SH Më: 3 janar 2023 Në ora: 08:17
Isa Mustafa

Isa Mustafa ka thënë se brenda LDK-së ka ende persona të mrekullueshëm e veprimtarë besnikë, por sipas tij viteve të fundit disa persona i kishte kapluar dashuria dhe “virusi i Vetëvendosjes”.

Sipas tij, sa më shpejt që LDK-ja të shërohet nga “virusi i Vetëvendosjes”, aq më mirë do të jetë për këtë parti, pasi do të ketë rritje dhe do të konsolidohet.

“Unë i përkas LDK-së, pavarësisht se tani nuk jam në krye të saj. Ka njerëz të mrekullueshëm, veprimtarë besnikë, ka një kulturë të veçantë shtetërore. LDK-ja është një pasuri politike dhe institucionale për vendin, sepse kontribuon në amortizimin e sjelljeve ekstreme dhe devijante , të cilat janë të dëmshme për stabilitetin e vendit dhe për demokracinë. Viteve të fundit disa njerëz në këtë parti i kaploi dashuria dhe virusi i Vetëvendosjes, një logjikë e largët me filozofinë politike të saj. Sa më shpejt që shërohet nga ky virus, aq më shpejt do të rritet dhe do të konsolidohet”, deklaroi Mustafa.

Profesori nga Amerika Binak Maxharraj, ka kritikuar ashpër ish-liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas tij, virusi i vetëm këtu është virusi Isa Mustafa, i cili për 10 vitet të sundimit te saj e çoi në humnerë.

“Ish-lideri dhe shkatërruesi i LDK deri në 12% Isa Mustafa këto ditë e paaka zbuluar një virus të ri të cilin e quan “Virus i Vetëvendosjes” i cili sipas tij qenka bile edhe me i rrezikshëm se sa virusi covid-19.

Virusin e ri Isa Mustafa e paska zbulu pikërisht brenda LDK-së të cilën për 10 vitet të sundimit te saj e çoi në humnerë. Ai thekson se: “ka njerëz në LDK të cilët i kaploi dashuria dhe “Virus i Vetëvendosjes” një logjikë e largët me filozofin politike te saj”, thotë ai.

Sipas profesorit Mustafa rekomandon rikthimni e LDK-së, por që një gjë e tillë nuk mund të ndodh sepse përbrenda e ka “virusin Isa Mustafa”.

“E filozofia politike e LDK ishte filozofia e themeluesit te saj Ibrahim Rugovës, të cilën filozofi Isa Mustafa e nëpërkëmbi, sespe dihet mirë se filozofia e Isa Mustafës gjatë sundimit të LDK ishte pikërisht shkatërrimi i saj.

Ish-lideri i LDK-së i rekomandon LDK se sa më shpejtë të shërohet nga “virusi i Vetëvendosjes, aq më shpejtë LDK do të rritet dhe do të konsolidohet.

Por jo, LDK nuk mund të rritet dhe të konsolidohet shpejt sepse përbrenda e ka ende “virusin Isa Musfata” i cili është si teja duke e brejtë ngadalë ngadalë LDK.

Prandaj, “virusi Isa Mustafa” për LDK është shumëfish me i rrezikshëm se sa “virusi i Vetëvendosjes” të cilin LDK nuk po mund e ç’kapë nga vetvetja”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat