Barrikadat/ “Mirë që u mbyll episodi pa viktima”, Maloku paralajmëron: Ja ku do t’i zhvendos betejat Serbia

Politika

Barrikadat/ “Mirë që u mbyll episodi pa viktima”, Maloku paralajmëron: Ja ku do t’i zhvendos betejat Serbia

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 3 janar 2023 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Kanë kaluar disa ditë që nga largimi i barrikadave në veri të vendit, por ato vazhdojnë të komentohen e të ipet mundësia e vendosjes së tyre për kushtet tjera të Serbisë.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer në një mënyrë për të siguruar stabilitet.

“Mund të presim një qetësi të caktuar për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse ajo ruan pushtetin e tij”, thotë Joseph, duke shtuar se përderisa “loja e Vuçiqit” nuk kuptohet, nuk do të ketë përparim për Kosovën, vetë Serbinë dhe demokracinë e saj dhe gjithë rajonin.

Në anën tjetër, çështja e asociacionit që po kërkohet nga ndërkombëtarët me ngulm të ratifikohet, lë mundësi që barrikadat të rikthehen kur të bëhet ratifikimi i Zajednicës.

Pedagogët thonë se edhe Kosova duhet ta kërkojë një asociacion për shqiptarët Luginës, gjersa shtojnë se Serbia do ta zhvendos betejën në planin diplomatik.

Pedakogu dhe sociologu Fadil Maloku, thotë për “Bota sot”, se barrikadat ishin për ta tensionuar deri në pikën e vlimit raportin Serbi- Kosovë.

Sipas tij, këtë vit ajo betejat me Kosovën do t’i zhvendos në planin diplomatik.

Image
Analisti politik, Fadil Maloku

“Asociacionin që po e kërkon Serbia për serbët e Kosovës, duhet ta kërkojë Kosova për shqiptarët e Luginës, për boshnjakët e Sanxhakut dhe për hungarezët e gjermanët e e Vojvodinës..Barrikadat për shumicën e gjeostrategëve të sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit perëndimor, ishte vetëm një "yvertyrë" për ta tensionuar deri në pikën e vlimit, raportin Serbi -Kosovë. Ai "episod" u bë mirë që kaloi pa incidente e pa viktima në njerëz... Serbia, për mendimin tim këtë vit" betejat" e saj me Kosovën do i zhvendosë në planin diplomatik...”, ka pohuar Maloku.

Gjersa, numri i njohjeve të shtetit të Kosovës në vitin 2022 ka qenë zero, Maloku shprehet se Serbia është bërë gati për mbi 20 ç’njohje.

Sipas tij, kërkesa për Asociacion është absurde dhe rrënuese për shtetësinë e Kosovës.

“Ajo, sipas gjitha gjasave është duke bërë gati mbi 20 ç’njohje të Kosovës... Tani kur jemi te kërkesa absurde e Presidentit serb Vuciqi për gjoja diskriminimin e serbëve lokalë, duhet rikujtuar se; Sot në botë s'mund të gjesh as edhe një tast të vetëm identik, ku në një shoqëri me 95% të popullsisë etnike dhe 5% të grupeve tjera minoritare, të mund shpallet si me norma juridike ashtu edhe me "germa" politike ligjërisht e legalisht si shoqëri multietnike!? Dhe në emër të këtij multietniciteti, të kërkohet Asociacion (lexo; Autonomi të zgjeruar!?) vetëm për njërin grup etnik!
Kosova, me asnjë parametër sociologjik, s' është VEND MULTIETNIK! Arsye e vetme është mungesa e BARAZPESHËS ETNIKE !? Kështu që kërkesa për Asociacion monoetnik, ku puro (95%) janë shqiptar dhe (5%) tjerë, realisht përveç që është absurde, është edhe rrënuese për shtetësinë e Kosovës”, përfundon Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat