E kritikoi Kurtin, Gjuriqit i vjen një ‘goditje’: Kjo është barbari, Amerika e di këtë gjë – ja çfarë do të ndodhë me 9 janar!

Politika

E kritikoi Kurtin, Gjuriqit i vjen një ‘goditje’: Kjo është barbari, Amerika e di këtë gjë – ja çfarë do të ndodhë me 9 janar!

Nga: A.Morina Më: 6 janar 2023 Në ora: 20:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Marko Gjuriq

Ditë më parë, ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, tha se situata në veri të Kosovës tani për tani është deskaluar dhe pasi ia thuri disa lavde shefit të tij, Aleksandar Vuçiq, e kritikoi kryeministrin Albin Kurti që sipas tij ka qëllime të këqija ndaj serbëve lokal.

Sipas tij, nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë garanci të shkruar se nuk do të arrestohen protestuesit e barrikadave dhe indikacione se në ditët dhe javët në vijim “do të bisedohet për formimin e Asociacionit”.

Gjuriq tha se kryeministri i Kosovës “nuk është njeri i preferuar në Uashington”, ndërsa përmendi rastin e vitit 2015, kur deputetët e LVV-së e kishin sulmuar ambasadoren amerikane, Tracy Jacobson.

E këtë deklaratë të ambasadorit serb e ka komentuar opinionisti Dedë Preqi, i cili foli në një prononcim për “Bota sot”.

Fillimisht, ai e cilësoi Gjuriqin si një ‘palaço’ serb, kjo pasi sipas tij, njerëzit më të fuqishëm në ShBA e dinë mirë se Kurti është figura aktive më e qarta dhe më e pastra.

“Sipas ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është më shumë se një spekulim kur thotë se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është njeri i preferuar në Uashington, e, siç dihet, sikur ky palaço serb dhe shumë të tjerë, do e luajnë rolin e zëdhënësve të Uashingtonit, por disa të tjerë, të cilët e njohin mirë Albinin, disponojnë opsione tjera, reale dhe me arsye të shëndoshë, e një ndër ata janë edhe njerëzit më eminentë të SHBA-ve, se Albin Kurti, është figura më e qartë, më e pastra dhe më aktive në radhët e kryeministrave të Kosovës.

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, në një medium tjetër thotë se, kryeministri Kurti, po ua mohon të drejtat popullit serb në Kosovë, mirëpo Serbia dhe kryetari i saj Aleksandër Vuçiq, do të vazhdojë ta mbrojë popullin e vet dhe nuk do të lejojë që këta njerëz të nëpërkëmbën, por do t’u afrojë zgjidhje për të ruajtur paqën dhe sigurinë e tyre, duke kërkuar NATO-s, dhe KFOR-it, që të hyjë në territorin e Kosovës, me trupat e vet”, deklaroi opinionisti.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Gjithashtu, Preqi ironizoi me deklaratën se “Serbia është çelësi i stabilitetit të rajonit”, duke thënë se kjo i bie sikur, njeriu do të arrinte deri në hënë dhe do të zbriste këmbë në tokë.

“Ndër të tjera Guriqi, thekson, se ka garanci të shkruara nga BE, dhe SHBA, se nuk do të ketë arrestime të serbëve në veri të Kosovës, gjatë protestave për të drejtat e tyre, edhe nëse ata i barikadojnë rrugët me barikada, dhe ka garanci nga KFOR-i, se Forcat Ushtarake të Kosovës, nuk do të ketë në veri të këtij vendi, që për këtë të fundit jemi fajtor vetë, nëse Hashim Thaçi, e bëri një marrëveshje të tillë në mes KFOR-it, dhe Serbisë, pa miratimin e popullit të Kosovës.

Pastaj Gjuriqi, në kritikat tjera thotë, duke ia rikujtuar Kurtit, se ka një histori jo të mirë me SHBA-të, që nga viti 2015, sidomos sjellja e anëtarëve të Vetëvendosjen, ndaj ambasadorës së SHBA-ve, në Kosovë, ndërsa Serbia, nuk do e bënte një akces të tillë, dhe sipas Gjuriqit, Serbia, është « çelësi i stabilitetit të rajonit dhe qelësi i arkitekturës gjeopolitike të kësaj pjese të botës », kjo i bie sikur, njeriu do të arrinte deri në hënë dhe do të zbriste këmbë në tokë”, theksoi ai.

Në vazhdim, opinionisti kishte edhe kritika për qasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Sipas tij, Hill e ka dëshmuar disa herë anën e tij të simpatisë përkrah Serbisë.

“Të theksojmë edhe një moment tjetër, kur Gjuriq, thotë se, po presin edhe një nënshkrim të momerandumit të mirëkuptimit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, me ambasadorin e SHBA-ve, Kristofor Hill, në Beograd, për të shtrirë kapacitetin e bashkëpunimit më të gjërë me këtë vend, që sinjalizon se marrëdhëniet me SHBA-të, janë përveçse miqësore janë edhe ekonomike, në fakt ambasadori Hill, kohën e fundit e ka dëshmuar disa herë anën e tij të simpatisë përkrah Serbisë, i cili në një mënyrë e fajëson edhe NATO-n, se nuk ka pasur arsye ta bombardonte këtë vend.

Kështu Marko Gjuriq, i udhëhequr nga idetë fashizoide të paraardhësve të tij, tani bënë « zehire », sikur i kanë humbur konceptet për të kaluarën dhe mendon se bota demokratike ka harruar dhe i ka mbyllur sytë, apo nuk dinë gjë për krimet dhe kriminelët e Serbisë, që shkaktuan gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, në Kroaci dhe përfunduan në Kosovë, duke shkaktuar më shumë se 400 masakra ndaj njerëzve të pafajshëm, në mesin e të cilëve edhe 1243 fëmijë”, shpjegoi Preqi.

Po ashtu, ai kritikoi ashpër qasjen e udhëheqjes së shtetit serb, ku po i përdorin serbët e Kosovës si vegla për të ushtruar terror dhe për të destabilizuar situatën në veri të vendit tonë.

“Nga ana tjetër, u bënë 22 vite pas luftës nga kjo barbari, Serbia nën udhëheqjen e Vuçiqit dhe vartësve të tij, po i përdorin serbët e veriut të Mitrovicës, si vegla politike dhe sa herë që u duhen këto vegla për t’a destabilizuar Kosovën, në një mënyrë ata edhe i financojnë dhe i trajnojnë për të bërë terror në këtë vend, krijojnë barikada kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe përgjatë rrugëve kufitare, gjuajnë gazetarët shqiptarë, gjuajnë policinë e Kosovës dhe policinë ndërkombëtare duke ua rrezikuar edhe jetën.

Një dramacitet i pa precedent u zhvillua edhe këto ditët e fundvitit, me rekomandimet e Vuçiqit, përmes Listes Serbe, bëhët dorëheqja e policëve serb dhe dorëheqja e zyrtarëve nëpër Institucionet e Kosovës, përshkak të suspendimit të kryepolicit Nenad Gjuriq, i cil refuzonte zbatimin e vendimeve të qeverisë së Kosovës, për regjistrimin e makinave që kanë targa të falsifikuara nga Serbia, që ti kthejnë në targa të RKS, me çrast kryeministri Kurti, u bëri thirrje këtij komuniteti, që mos ti lëshojnë vendet e tyre të punës, ndërsa Vuçiqi, i përkrahte në këto nisma dhe aksione të shëmtuara”, vlerësoi opinionisti.

Tutje, Preqi permendi disa nga rastet e fundit që shkaktuan trazira dhe tensione në veri, ku më pas u krijua një rrëmujë e madhe nga serbët e Kosovës.

“Më pastaj, përshkak të arrestimit nga policia e Kosovës, të një polici serb, që sjelljet e tij ishin terroriste, duke gjuajtur dhe shkatërruar vendvotimet me shok-bomba, krijohet një rrëmujë dhe situatë problematike e serbëve në veri të Kosovës, të cilët i bllokojnë rrugët për 20 ditë e më shumë me automjetet e tyre të rënda në shenjë revolte dhe proteste, për deri sa SHBA-të, dhe BE- benë një kompromis me qeverinë e Kosovës, e cila u tregua mjaftë tolerante dhe diskrete.

Bandat dhe kriminelët e veriut, të udhëhequr nga Lista Serbe dhe nga kupola e Vuçiqit, do t’i sulmonin tani edhe serbët e vet, të cilët ishin pro ligjeve të shtetit të Kosovës, si edhe pro ndërrimit të targave në RKS, të cilëve u digjen automjetët dhe shkatërrohen pronat e tyre, ndërsa ditëve të fillimit të këtij viti sulmohet edhe një qytetar serb me automjetin e vet, ku brenda kishte edhe fëmijë”, potencoi ai.

Krahas kësaj, opinionisti thekson se një situatë pasigurie dhe ankthi ekziston edhe te një pjesë e popullatës serbe në veri të vendit tonë, sepse të gjithë serbët nuk i besojnë Vuçiqit, Daçiqit, apo Gjuriqit.

“Përveç malltretimeve të shumë mërgimtarëve shqiptarë, që u bëhët nga policia serbe nëpër vendkalimet kufitare të Serbisë, një mërgimtari që punon në Austri, duke ardhur këto ditë në vendlindje, iu është barikaduar rruga në Kurshumli, me çrast ishte me familje, terroristat serb e kanë gjuajtur me shok-bomba, edhe në prani të policisë serbe, e cila nuk ka reaguar fare.

Një situatë pasigurie dhe ankthi ekziston edhe te popullata serbe në veri të vendit tonë, sepse të gjithë serbët nuk i besojnë Vuçiqit, Daçiqit, apo Gjuriqit, dhe sipas qytetarëve serb të këtij rajoni shumica e tyre është e zhgënjyer me politikat luftënxitëse të këtyre politikanëve, të cilët thojnë se vetëm e kanë izoluar këtë popullatë, e cila tani më dëshiron sa më parë të çlirohet nga politikat e tilla të Vuçiqit”, u shpreh Preqi.

Ndërsa, ai përmendi edhe protestën e paralajmëruar me 9 janar kundër Vuçiqit dhe politikave të tij. Bazuar në këtë, shtoi se një ‘palaço’ si Gjuriqi nuk mund të bëhet zëdhënës i Uashingtonit, dhe të komentojë se kush është i preferuari apo kush nuk është i preferuari i ShBA-së.

“Dhe me 9 januar të këtij fillimviti, një pjesë e madhe e popullatës serbe në këtë pjesë veriore të Kosovës, do të mbajnë një protestë të madhe, të cilët nuk janë të kënaqur me politikat e Vuçiqit, dhe politikat e Listës Serbe, që në një mënyrë po i shfrytëzojnë pa mëshirë dhe po i përdorin si vegla politike për të realizuar qëllimet e tyre, që nuk janë në shërbim dhe në të mirën e popullit serb.

Një palaço si Gjuriqi dhe të tjerë, nuk mund të bëhen zëdhënës të Uashingtonit, dhe të komentojnë se kush është i preferuari apo kush nuk është i preferuari i SHBA-ve, ndonse Amerika, e njeh fare mirë se çfarë veproi mentaliteti serb në Ballkan, dhe çfarë po vepron mentaliteti rus në Ukrainë, të cilët janë të lidhur në një nyje njëra me tjetren, dhe SHBA-të, e njohin mirë kryeministrin Kurti, se ky njeri nuk është një kriminel, nuk është njeri i korruptuar, nuk është nxitës i luftrave, por është një njeri i paqës dhe i prosperitetit njerëzor”, tha opinionisti.

Në fund, ai beson se Amerika nuk mbështet ata që planifikojnë dhe veprojnë për një shkatërrim njerëzor dhe gjenocid, sikur veproi regjimi i Millosheviqit.

“Prandaj, SHBA-të, dhe populli i civilizuar demokratik i Amerikës, nuk mund të jetë kundër njerëzve të tillë paqedashës dhe prosperues, dhe nuk mund të parashikohet se ky vend dhe ky popull është në favor të atyre, që planifikojnë dhe veprojnë për një shkatërrim njerëzor dhe gjenocid, sikur veproi regjimi i Millosheviqit, duke i dhënë historisë njerëzore një kahe të kundërt, sipas të cilit e vë në rrezik çdo zgjidhje pozitive, duke mos marrë parasysh as vlerën dhe as jetët e njerëzve”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat