Pas sulmit në Shtërpcë, eksperti i sigurisë ndez alarmin: Këto janë dy qëllimet e fshehta të Serbisë!

Politika

Pas sulmit në Shtërpcë, eksperti i sigurisë ndez alarmin: Këto janë dy qëllimet e fshehta të Serbisë!

Nga: A.Shaqiri Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:27
Shtërpcë

Të premten që kaloi Policia e Kosovës njoftoi për dy persona të plagosur në Shtërpcë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Në këtë rast, Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përfshirë në sulmin që ndodhi në Shtërpcë.

Krerët institucionalë kanë dënuar këtë sulm, e përveq tyre sulmin e kanë dënuar edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, dhe nga BE, duke thënë se “BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje",

Eksperti i sigurisë Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ajo çfarë ka ndodhë në Shtërpcë, rastisë me disa situata që ndodhën së fundi në Kosovë.

Ai deklaron se nga kjo ngjarje mund të nxjerrim dy qëllime, rikthim i 2004 ku si pasojë patë prollongim të shpalljes së pavarësisë për 4 vite dhe një situatë e tillë tani në 2023 është shtyrja e marrëveshjes finale në çdo mënyrë dhe formë e poashtu paraqitja e frikës të komuniteti serb që është duke mbajtur si temë që nga 2022 (barrikadat) si dhe planit serb për tentativën e luftimit për Botën Serbe si formë e përsosur për interesat Serbe.

“Ështe kojçidencë që patëm tri ngjarje interesante :

1. Përgjigjia e KFOR për Ushtrinë Serbe

2. Situata e lejimit të ardhjes së përfaqësuesit të Kishës Ortodokse në Kosovë (në fund e refuzoj)

3. Incidenti i Shtërpcë i përfshirë një pjesëtar i Forcës (në natën e kërshëndellave ortodokse)

Pra nëse dëshirojmë të hyjmë në konspiracion atëherë vërehet një qëllim që mund të prodhojë situata me insinuanca etnike dhe fetare që Serbia ka tentuar përgjatë këtyre viteve t’i krijojë duke aluduar në dy qëllime:

- Rikthim i 2004 ku si pasojë patë prollongim të shpalljes së pavarësisë për 4 vite dhe një situatë e tillë tani në 2023 është shtyrja e marrëveshjes finale në çdo mënyrë dhe formë

- Paraqitja e frikës të komuniteti serb që është duke mbajtur si temë që nga 2022 (barrikadat) si dhe planit serb për tentativën e luftimit për Botën Serbe si formë e përsosur për interesat Serbe”, thotë ai.

Image
Drizan Shala

 

Sipas Shalës, për këtë rast është bërë gabim në procedurë sepse krerët kanë dhënë verdiktin edhe pa u hetuar rasti.

Tutje, thotë se AKI-ja duhet ta trajtojë këtë rast edhe situatën në tërësi.

“Është bërë një gabim në procedurë sepse krerët institucional e dhanë verdiktin edhe gjyqësor ende pa u ekzaminuar vendi i ngjarjes sepse ne duhet të presim rezultatet e hetimeve dhe pasi të ngritet aktakuza të mund t’i jepet kahje të bazuara në informacione jo tani në këtë fazë. AKI-ja sipas gjitha gjasave do të trajtojë tutje këtë rast por edhe situatën në tërësi duke garantuar stabilitet nacional për gjithë qytetarët e saj që mos të gjenden para një situate sikur ishte në Pejë (Panda e në rastin aktual Panda 2.0 ).

Duhet të vihet në pah një argument që gjithë zyrtarët (Nënoficeret/Oficerët) janë të trajnuar në përdorim të armë dhe nëse do kishte pasur qëllim me prapavijë etnike apo politike, situata do kishte me biseduar për të vdekur. Por edhe nga deklarimi i nënës së të plagosurit që personi në fjalë ka shti vetëm në tokë, kjo po dëshmon që qëllimi do ishte vetëm neutralizimi ndoshta i ndonjë sulmi ndaj të dyshuarit”, përfundon ekspreti i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat