Rasti në Shtërpcë/ Analisti zbulon se çfarë mund të fshihet pas këtij sulmi – ja plani i Serbisë!

Politika

Rasti në Shtërpcë/ Analisti zbulon se çfarë mund të fshihet pas këtij sulmi – ja plani i Serbisë!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 7 janar 2023 Në ora: 22:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një nga temat më të përfolura këto ditë është plagosja në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:20 më 6 janar, ndaj dy personave, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve, në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt. Sipas policisë, vetura më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dërguar një komunikatë për media, duke treguar detaje të reja për rastin në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy serbë.

Prokuroria tashmë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për rastin.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.K., i cili me vendim të Proku​rorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja ne tentativë”.” – thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai u shpreh se është herët të flasim për ndonjë skenar mirëpo thekson që sulmi nuk ka të bëjë fare me sulm etnik, nuk është ndonjë sulm i organizuar nga shqiptarët kundër serbëve.

Akoma është herët të spekulohet për ndonjë skenar të montuar, një gjë është e sigurt: sulmi nuk ka të bëjë fare me sulm etnik, nuk është ndonjë sulm i organizuar nga shqiptarët kundër serbëve. Duket se më tepër është gjuajte për të mbrotjur veten nga sulmet e serbëve, me ç'rast personi në fjalë ka trembur sulmuesit”, u shpreh ai.

Më tej, analisti potencon që nga Serbia mund të ketë qenë i organizuar, por vështirë që personi në fjalë për të cilin po flitet se ka sulmuar të jetë bërë pjesë e skenarit serb, pasi është ushtar i FSK-së dhe djalë dëshmori.

Nga Serbia mund të ketë qenë i organizuar, por vështirë që personi në fjalë për të cilin po flitet se ka sulmuar, të jetë bërë pjesë e skenarit serb, pasi është ushtar i FSK dhe djalë dëshmori.Po, e sigurt është se Vuçiqi nxit sërbët për të krijuar situata të tilla për t'u shfaqur pastaj viktima”, shpjegon analisti.

Në fund, ai shprehet se nga Serbia mund të pritet çdo projekt që dëmton Kosovën pasi Vuçiq është arkitekt i trazirave të serbëve në Kosovë.

Kështu që ky rast dhe ratset tjera që pritën të ndodhi kudo ku ka serb në Kosovë është projekt i Serbisë për të nxitur situata nga të cilat pastaj do t’i përdor politikisht për të kërkuar Asociacionin. Vuçiqi është arkitekt i trazirave të serbëve në Kosovë”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat