“Është lënë anash përgjegjësia serbe” - Profesori jep alarmin, kjo është frika e ndërkombëtarëve!

Politika

“Është lënë anash përgjegjësia serbe” - Profesori jep alarmin, kjo është frika e ndërkombëtarëve!

Nga: A.Shaqiri Më: 8 janar 2023 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Shteti fqinj serb, po vazhdon me kërcënime ndaj Kosovës.

Tani mes Kosovës dhe Serbisë edhe dialogu ka mbetur pezull.

Fokusi, edhe i ndërkombëëtarëve është të kërcënimet me luftë të Serbisë.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se pozita e Kosovës është zbehur të ndërkombëtarët.

Ai shpjegon se për shkak të kërcënimeve për luftë nga Serbia, është rritur interesi për të.

Tutje, deklaron se kjo është ajo që po e frikëson BE, NATO dhe SHBA.

“Pozita e Kosovës në raport me shtetin kriminal serb tek qendrat e vendimmarrjes, në Bruksel, në Uashingon, në Paris, madje edhe në Berlin, është zbehur dukshëm në kohën e fundit. Për shkak të kërcënimeve ruse nëpërmjet Beogradit për konflikt të ri ushtarak në Ballkan është rritur interesi për Serbinë. Serbia ka arritur të bëjë veten nëpërmjet lidhjeve me Rusinë faktor esencial për stabilitet në Ballkan. Me gjendjen e luftës me Kosovën, si dhe me kërcënimet e vazhdueshme të Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë, sikurse edhe me veprimet shovenofashiste serbe në Mal të Zi, është rritur ndikimi rus dhe frika e perëndimit nga kjo lidhje e fortë.

Kjo po e frikëson UE, NATON dhe SHBA-të. Dhe, së këndejmi nuk kemi më diskutime mes Kosovës dhe Serbisë për temat esenciale, sikurse janë krimet e luftës, gjenocidi serbomadh në Kosovë, dhunimet e përdhunimet e femrave dhe të burrave shqiptarë, dëmet e luftës të shkaktuara, vjedhjet në Kosovë etj. Madje tash as njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe anasjelltas, nuk është në diskutim. Shtetet e UE i ka kapluar frika për front të ri të luftës. SHBA është shumë e shqetësuar me ndikimin rus. Rusia financon serbët në Ballkan. Punon dhe e armatos për të bërë Serbinë superfuqi në këtë anë. Territoret serbe po synohen të zgjerohen”, shprehet profesori.

Madje, ai thotë se gjithë këto kërcënime që po i bëhen Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, BE dhe NATO heshtin, duke shtuar se në Bruksel qëndrimi i Serbisë quhet paqësor.

Për çdo ditë kërcënon krimineli i i luftes Vuçiq dhe nacionalshovenisti serb i R.Serbe në Bosnjes e Hercegovine, çetniku Dobrint, për luftë të rë. Vehet ushtria serbe në gjendje lufte.

Republika Serbe kërcënon me luftë BH. Kërcënohet Republika e Kosovës me sulme ushtarake. Vehen edhe bllokada rrugëve të Kosovës. UE dhe NATO heshtin! I quajnë veprime politike të aktivitetit demonstrues! Del Uashingtoni me kërkesë për Asociacion serb në Kosovë. Fajësohet më ashpër Republika e Kosovës se shteti kriminal serb. Quhet paqësor në Bruksel qëndrimi i Beogradit. Barazohen organet legjitime të shtetit të Kosovës me bandat çetnike serbe dhe me njësit e Vrangelit në veri të Kosovës. Tmerr politik. Është lënë anash përgjegjësia serbe.

Për Perëndimin me rëndësi është që të mos të fillon edhe një front tjetër luftarak në Ballkan. Këtu nuk ka rëndësi se kush fiton e kush humb. Serbia ka fituar me lidhjen ruse peshë të madhe”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat