Ngrihet alarmi/ Zbulohet skenari që po përgatit Abdixhiku – ja pse paralajmërohet kryeministri Kurti!

Politika

Ngrihet alarmi/ Zbulohet skenari që po përgatit Abdixhiku – ja pse paralajmërohet kryeministri Kurti!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 10 janar 2023 Në ora: 08:04
Lumir Abdixhiku dhe Shqipe Pantina

Gjatë ditës së djeshme kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur që në partinë e tij është anëtarësuar Shqipe Pantina, e njejta ka qenë edhe deputete më herët.

Shqipe Pantina nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet shtëpisë sonë politike si një profesioniste me përvojë të shquar në jetën publike.

Shqipja ka shërbyer për dy mandate si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Para angazhimit politik, ajo ishte pjesë e shoqërisë civile, sikurse dhe konsulente në projekte të ndryshme ndërkombëtare me organizata prestigjioze si USAID, BE, OSBE, NDI, IFES e IREX”, ka shkruar Abdixhiku për Pantinën.

Ndërsa ky anëtarësim ka sjellur reagime në opinonin publik, duke u parë si një lëvizje e radhës e LDK-së, pasi e njejta së fundmi ka pranuar edhe deputeten Kica-Xhelali.

E në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh se nga lakmia për tu ngritur në funksione dhe avancuar në pushtet tashmë ka bërë që shumë anëtarë të jenë pjesë e partive politike, në këtë rast në LDK.

Anëtarët e luhatshëm dhe jo luajalë, gjithmonë i kanë gëlltitur lehtë premtimet jo reale, që u ka ofruar partia tjetër, nga lakmia për tu ngritur në funksione dhe avancuar në pushtet.  Kjo dëshmon se te disa anëtar, ashtu siç nuk është i qëndrueshëm angazhimi në parti, edhe bërja politik, nuk ka të bëjë me bindje as me ideale, por me ëndrra joreale dhe tendencë fiktive për tu ngritur në kurriz të tjerëve.

 Kjo u përsërit serish gjatë ditës së 9 janarit, kur pas Doarsa Kicës, siç njoftoi Abdixhiku, në partinë e tij ka kaluar edhe anëtarja e LVV Shqipe Pantina.  Madje edhe vet ajo u shpreh se ndihet e nderuar me ftesën e Abdixhiku-t, për tu bërë pjesë e LDK-së, ani pse deri dje ishte kundërshtare e kësaj partie”, u shpreh ai.

Sipas analistit, Pantina është shprehur që do ta ndihmoj vendin ani pse është zgjedhur vetëm anëtare në LDK.

Kurse aderimin, e arsyetoi me synimin për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet vendi, sikur të ishte emëruar kryetare e partisë dhe jo vetëm një nga anëtaret e saj, ku angazhimi politik mund te pësoj të njëjtat përjetime si në LVV.  Për aq më tepër, ajo e ngriti në qiell LDK-në, duke e quajtur edhe adresë ku shumë veprimtarë politikë, që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë të vendit, po i bashkohen kësaj partie, sikur LDK të ishte çelësi i zgjidhjes së problemeve, dhe jo pjesë e krijimit të tyre, e cila pikërisht për këtë shkak, në zgjedhjet e fundit, i është afruar AAK-së, për nga numri i votave të marra nga elektorati”, shpjegoi tutje analisti.

Ndër të tjera , Qarri thekson që LDK është partia e betejave më primitive, me karrige dhe e tërheqjes zvarrë, në mënyrën më brutale të anëtareve femra, siç ndodhi me bijën e heroit Donika Gërvallën, kalimi mu në këtë parti, dëshmon se si akt, jo vetëm që është moralisht shumë i diskutueshëm por edhe ka ndodhë nga lakmia për të bërë karrierë.

Madje duke pasur parasysh faktin, se pikërisht LDK, është partia e betejave më primitive, me karrige dhe e tërheqjes zvarrë, në mënyrën më brutale të anëtareve femra, siç ndodhi me bijën e heroit Donika Gërvallën, kalimi mu në këtë parti, dëshmon se si akt, jo vetëm që është moralisht shumë i diskutueshëm por edhe ka ndodhë nga lakmia për të bërë karrierë, duke u mashtruar me premtime, të cilat shumë shpejtë, mund ti marrë era dhe mbeten vetëm në letër”, shton ai.

Në fund, analisti përmbyllë që deputetët që shëtitën nga një parti në tjetrën, asnjë parti nuk ka besim në ta dhe më tepër, aty janë, për ta dëmtuar partinë rivale dhe shtuar numrin e anëtarësisë.

Përndryshe deputetët që shëtitën nga një parti në tjetrën, asnjë parti nuk ka besim në ta dhe më tepër, aty janë, për ta dëmtuar partinë rivale dhe shtuar numrin e anëtarësisë, madje nisur nga përvoja e deritanishme, asnjëri prej tyre nuk janë treguar pothuajse asnjëherë të suksesshëm, ani pse deklaratat pompoze të dyshes Abdixhiku-Pantina të bindin se skenari për rrëzimin e Qeverisë, tanimë është në prag të realizimit, kurse aderimi i saj në parti, do ta rikthej edhe LDK-në e shkërmoqur, serish në pushtet”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat