Analisti tregon pse Serbia refuzoi planin franko-gjerman, zbulon synimin kryesor serb

Politika

Analisti tregon pse Serbia refuzoi planin franko-gjerman, zbulon synimin kryesor serb

Nga: P.R Më: 10 janar 2023 Në ora: 21:33
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman.

“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermania ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, ka deklaruar kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme, kur është pyetur se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, Serbia do ta refuzojë çdo plan i cili parasheh njohjen e shtetit të Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

“Serbia refuzon çdo plan që ka në thelb të saj njohjen e Kosovës, të cilin plani franko-gjerman e parasheh në të ardhmen me fokus anëtarësimin e vendit në OKB, BE dhe NATO. Këtë plan Serbia e ka refuzuar por jo direkt, me tentativat e saj për të ndryshuar pikat kryesore me anëtarësim dhe njohje”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Ai thotë se synimi kryesor i Serbisë është formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

“Jam i bindur se Serbia s’ka ndonjë plan konkret se si duhet vepruar, thjeshtë po refuzon derisa të vjen tek plani që ajo synon me asociacionin në thelb, të drejt veto ndaj anëtarësimit të Kosovës dhe mos njohjen”, thekson Mehmeti.

Por kur mund të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë?

“Nuk dihet se kur do të ketë marrëveshje përfundimtare, e shoh të vështirë të arrihet gjatë këtij viti, mbase deri ne 2025, më herët nuk besoj. Ndonëse varet shumë nga këmbëngulja e SHBA në këtë drejtim”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat