“Arkitekt i ngjarjes, Aleksandër Vuçiq”, mbështetje e fuqishme për ushtarin e FSK-së, Azem Kurtaj

Politika

“Arkitekt i ngjarjes, Aleksandër Vuçiq”, mbështetje e fuqishme për ushtarin e FSK-së, Azem Kurtaj

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 11 janar 2023 Në ora: 17:09
Foto nga vendngjarja- plagosja në Shtërpcë

Efektivi i ushtrisë së Kosovës, Azem Kurtaj, është arrestuar të premten nga policia, pas plagosjes së dy të rinjve serbë në komunën e Shtërpcës.

Të rinjtë janë qëlluar nga një makinë në lëvizje, ata kanë marrë plagë të lehta dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjersa, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, analistët politikë thonë se ushtari Azem Kurtaj është i pafajshëm dhe e gjitha kjo është skenar i Serbisë. Sipas tyre, presidenti serb Aleksandër Vuçiq është arkitekt i kësaj ngjarjeje.

Gaci: Me inskenime të tilla Beogradi tregon se Serbia punon fort për t’ia arritur “bosnjëzimit” të Kosovës

Halil Geci, analist politik ka thënë për “Bota sot”, se me inskenime të tilla Beogradi tregon se Serbia punon fort për t’ia arritur “bosnjëzimit” të Kosovës.

Image
Halil Geci

Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm, për shkak të projektit franko- gjerman, ka deklaruar Geci, gjersa ka shtuar se ky projekt e ka zënë ngushtë Serbinë.

“Me inskenime të tilla Beogradi tregon se Serbia punon fort për t’ia arritur “bosnjëzimit” të Kosovës. Serbia për t’i ikur projektit Franko Gjerman, i cili projekt e largon Kosovën nga “bosnjëzimi” po kurdis kurthe dhe skenarë që bisedimet të shtyhen për një kohë më të volitshme për të…! Arsyeja pse shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm për t’u ikur provokimeve dhe skenarëve të Serbisë është se projekti Franko Gjermanë po i troket në derë Serbisë, projekt ky i cili ia ka mbyllur Serbisë sokakun për ikje! Serbia e zënë ngushtë nga projekti Franko Gjerman në një anë, e në tjerë anë mbështetja e pa rezervë e Serbisë pro pushtuesit rusë e ka nxjerrë Serbinë në një situatë të pa lakmushme, e cila po mundohet të bënë leqe duke kurdisur skenarë të tilla me qëllimin e vetëm që të shtyhet dialogu e të lihet për një moment tjetër të favorshëm për Serbinë! Për t’u fshehur pas skenarit të bllokadave në Veri, Serbia kurdis skenarë edhe në jug, kinse nuk kemi synim territoresh, por e kemi në rrezik minoritetin serb si në jug, si në veri nga shqiptarët dhe institucionet që udhëheqin Vjosa dhe Albini”, ka pohuar Geci.

Ai ka përmendur raste të ndryshme, të cilat sipas tij, i ka përdorur Serbia që t’ia lë fajin shqiptarëve.

Sipas tij, Serbia sa here ka dashur të grabis tokat e fqinjëve dhe të krijojë konflikte të hapura, ka përdorur skenarë të tilla.

Projekti i nisur nga francezët dhe gjermanët kërkon zgjedhje të shpejt, projekt ky i cili mbështetet nga më të fortit e planetit NATO-ja ,AMERIKA, DHE BASHKIMI EVROPIAN duke e nxjerrë Serbinë lakuriq, e kanë sjellë në atë situatë, merr ose le. “A po do luftë apo paqe”, “a po do Evropë e Amerikë” , “a po don Rusi zgjidh e merr”. Serbia është e njohur për propagandë dhe skenarë të tilla! A Ju kujtohet propaganda e Vuçiçi dhe Millosheviqit aty ku është një Serb aty është Serbi? A ju kujtohen skenaret e para luftës në Kosovë, thyrjeve e gurëve të varrezave serbe, i thyenin vet e ua mveshnin shqiptarëve! A ju kujtohet rasti i serbit nga Gjilani kur ia futë në prapanicë veti shishen e qelqit dhe thoshte se ma kanë bërë shqiptarët!

A ju kujtohet rasti PANDA në Pejë kur policia serbe i vret të rinjtë serbë në kafane dhe ua mvesh shqiptarëve dhe në emër të inskenimeve të tilla bënin masakra! A ju kujtohet rasti i TRENIT që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë! Nga pas lufta Serbia ka kurdisur shumë inskenime të tilla, si ajo djegia e Kishave nga i cili inskenim kanë rënë pre shqiptarët, nga ai moment Serbia kërkon nga KFORI kthimin e 1000 forcave ushtarake kinse për t’i ruajtur manastiret e tyre. A ju kujtohen vrasjet e shqiptarëve në veri me qëllimin e vetëm që të pastrohet ajo pjesë nga shqiptarët, e që Trepça dhe Ujmani janë synim i gravitjes. Kjo po ndodhë në sy të krejt botës. Serbia sa herë që ka dashur të grabis toka të fqinjëve dhe të krijojë konflikte ka kurdisur skenarë të tilla përmes të cilave fajësonte kundërshtarin dhe përmes këtyre inskenimeve i futej konflikteve kinse po e mbroj minoritetin serb. Këso skenarë Serbia ka bërë para lufte, në luftë dhe pas lufte”, ka theksuar Geci.

Ushtari ka vepruar në mbrojtje të nevojshme, duke e mbrojtur uniformën e ushtrisë dhe të mos poshtërohet, ka thënë Geci.

A ju kujtohen inskenimet në Kroaci, në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kosovë dhe gjithandej rreth shteteve fqinjëve aty ku kishte interes e ndizte luftën kinse në mbrojtje të minoriteteve serbë. Rastin e ushtarit i cili ka vepruar në mbrojtje të nevojshme duke e mbrojtur uniformën e ushtrisë, që të mos poshtërohet si dhe fizikun e vet është plotësisht në përputhje me ligjet vendore dhe vlerat demokratike perëndimore. Paramendoni po ta kapnin ushtarin protestuesit e ta poshtëronin duke ia grisur rrobat e ushtrisë, duke e rrahur e poshtëruar publikisht si do të njihen ata që po han … e po e fajësojnë ushtarin. Arrestimi i ushtarit në krye të detyrës është një goditje e fortë psikologjike kundër moralit të Ushtrisë së Kosovës dhe popullit që dëshiron të jetojë në paqe, thotë profesor Hyzri Salihu”, ka deklaruar Geci.

Ai ka shprehur çudi, sesi ndërkombëtarët nuk e kuptojnë Serbinë që ka bërë katër luftëra në Ballkan me përmasa gjenocidi me arsyen e vetme zgjerimin e territoreve.

Shqetësimi i ambasadorëve dhe politikës së kriminalizuar të Serbisë marrin motive nga pa përgjegjshmëria e disave të Kosovës që bëjnë deklarata të nxituara pa sens politik dhe diplomatik shton Salihu. Si nuk e kuptojnë ambasadorët e vendeve mike se Serbia ka bërë katër luftëra në Ballkan me përmasa gjenocidi me arsyen e vetme zgjerimin e territoreve. Agresiviteti fashist i Beogradit është i pa korrigjueshëm, pos luftëra fashiste që ka bërë vet ajo nuk kërkon falje, përkundër ka dalë hapur në mbrojtje të diktatorit Putin, i cili tenton ta hedhë botën në luftë. Servilizmi i ndërkombëtarëve që po e përkrahin pushtuesit na e kanë teshur …!”, ka shtuar Geci.

Azem Kurtaj është djalë i dëshmorit të UÇK-së, Danush Kurtaj. Ai kishte qenë i plagosur rëndë më 21 maj të vitit 1999 duke humbur jetën një ditë më pas. Ai kishte qenë i burgosur në Dubravë dhe ishte mes shumë viktimave në masakrën e kryer nga forcat serbe.

Mehmeti: Rasti në Shtërpcë është produkt i skenarit të Vuçiqit për të trazuar vendin

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se rasti në Shtërpcë është produkt i skenarit të Vuçiqit për ta trazuar vendin.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ndryshimi i deklaratës së nënës së njërit prej serbëve të plagosur dëshmon për ndërhyrjen direkte të Beogradit.

“Rasti në Shtërpcë është produkt i skenarit të Vuçiqit për të trazuar vendin, për tensionim të situatës nga ku pastaj të kërkohet Asociacioni "si mbrojtje për serbët". Provokimi i serbëve ndaj ushtarit të FSK duke e kërcënuar çka e detyroi të riun të mbronte veten, flet qartë për qëllimin e serbëve dhe Vuçiqit. Edhe ndryshimi i deklaratës së nënës së njërit nga serbët e plagosur dëshmon për ndërhyrjen direkte të Beogradit, me tentativat për të ndryshuar të vërtetën në favor të tyre. Ushtari i FSK-së ishte në vetëmbrojtje, e turpshme që iu caktua masat e paraburgimit. Pritën edhe situata tjera kudo ku ka serb, ky është skenari serb për Asociacionin, Vuciqi është arktitekt i tërë kësaj”, ka deklaruar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat