“Përvoja fatale kur u dorëzuan Thaҫi, Mustafa e Haradinaj të mos përsëritet”- Analisti tregon rrezikun që vjen nga asociacioni

Politika

“Përvoja fatale kur u dorëzuan Thaҫi, Mustafa e Haradinaj të mos përsëritet”- Analisti tregon rrezikun që vjen nga asociacioni

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 13 janar 2023 Në ora: 07:58
Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike në Gjermani, Idriz Zeqiraj ka komentuar ҫështjen e Asociacionit, duke renditur edhe argumentet që refuzojnë krijimin e tij.

“Përvoja e hidhur dhe fatale për Kosovën, në rastin e dorëzimit para presioneve të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj, me argatët e tyre, nuk duhet përsëritur, madje, me asnjë çmim. Sepse asociacioni, me ose pa kompetenca, formon një strukturë kancerogjene brenda Kosovës, si bazë për t`i zgjëruar kompetencat, në modelin e "Republika Srpska", tashmë, bllokuese e shtetit boshnjak”, vlerëson Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se, si bazë e refuzimit të asociacionit një etnik serb, shërben fakti se janë BE-ja dhe SHBA, të cilat kanë ngulmuar që Kosova, në Kushtetutën e saj ta pranoj elementin - multi etnik -, pra, veç shqiptarëve, pjesë e multi etnicitetit të jenë edhe serbët, boshnjakët, romët, si dhe pakicat tjera.

Image
Idriz Zeqiraj

“Atëherë, pse kërkohet të shkelët Kushtetuta e shtetit më të ri të botës - Republika e Kosovës, për të plotësuar tekat dhe orekset e fashizmit serb, i cili përgjaku disa shtete të Ballkanit Perëndimor!? Dhe, asnjëherë nuk dha llogari, për krimet e saj monstrume. Një argument tjetër i fortë, madje, me pamundësi kundërshtimi, është se edhe komuniteti boshnjak dhe rom, me degëzimet e tyre, nëse asociacioni është i mundshëm për serbët, pse të mos e kërkojnë edhe ata, duke qenë të përafërt në numër banorësh me ata, serbët?! Për këtë duhet një lobim faktik, me miqtë tanë evropianë dhe SHBA-në”,thekson analisti Zeqiraj.

Ai thekson se Hashim Thaҫi përmes ambasadorëve të tij ka lobuar për ndarjen e shtetit të Kosovës.

“E keqja e madhe është se Hashim Thaçi, nëpërmjet ambasadorëve të tij, ka lobuar shumë, madje, edhe me pagesë, për ndarjen e Kosovës, thjeshtë, pse ai ishte agjent i francez, dhe përmes tyre, edhe serb, meqë këta e kishin dosjen e begatë, për krimet e Hashimit dhe shokët e tij kriminelë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat